Tallja me pensionisët! Pasi fitoi zgjedhjet u heq bonusin e fundvitit

Pasi fitoi zgjedhjet parlamentare dhe ato të pjesshme,qeveria ka vendosur të heqë nga projektbuxheti i vitit të ardhshëm bonusin e pensionistëve në fundvit.

Ka qënë ministri i ekonomisë, Petrit Malaj ai i cili ka deklaruar  gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2026 se bonusi i pensionistëve nuk parashikohet të jetë në projektbuxhet për vitin e ardhshëm.

NOA

“Në varësi të rritjes ekonomike do të vendosim nëse do të japim bonus fundviti në vitin 2026. Në projektbuxhet nuk është parashikuar”,- është shprehur Malaj.

Kjo është një taktikë e njohur tashmë nga Rama, i cili gjithmonë në kohë elektorale ‘hap thesin’ për pensionistët dhe më vonë i le në harresë.

Asnjëherë më parë bonusi për fundvitin nuk është deklaruar kaq herët. Ashtu siç u bleu votën me zgjedhjet e kaluara me bonusin e dimrit dhe atë të pranverës, Rama ka vendosur që 6 ditë para zgjedhjeve të pjesshme në disa bashki të vendit të ofrojë sërish çekun e votës për pensionistët.

Vjedhja dhe blerja e votës vazhdon edhe pas raporteve të ashpra të institucioneve ndërkombëtare për përfshirjen e shtetit në votime. Ja kështu si me bonuset e fundvitit por jo vetëm.