Talenti shqiptar që habiti Gjermaninë, shkoi si azilant ndërsa sot rrezikon të kthehet

589
Një futbollist 17-vjeçar nga Shqipëria po kalon nëpër një kalvar të gjatë burokracishë në Gjermani pasi kërkesa e tij për të qëndruar atje po refuzohet nga zyrtarët. Përpos talentit dhe dëshirës por edhe iniciativës që pati për të mësuar gjuhën karriera e shqiptarit të quajtur Xhordi është në rrezik.
Ai ka pasur shumë përkrahje nga njerëzit në Issum të Gjermanisë që nga koha kur shkoi si azilant. Xhordi së bashku me Uwe dhe Gaby Tebeck kanë shkuar në zyrën e emigracionit për të diskutuar mundësitë e tij, shkruan gazeta gjermane ‘nno.de’.

Kohët e fundit kanë qenë të turbullta jo vetëm për shqiptarin dhe familjen e tij, por edhe Gaby dhe Uwe Tebeck, të cilët mbajnë 17-vjeçarin. Uwe është edhe trajneri i tij.
Ai ende e mban mend kur policia i pohoi se duhej të largohej nga Gjermania. Për fat aeroplani ishte i mbushur dhe ai nuk u largua. Por, kohët e fundit ka patur një ndryshim për mirë.
“Ai mund të vazhdojë me shkollimin sa më shumë që është e mundur dhe pastaj të kërkojë kthimin vullnetar”, thotë Gaby Tebeck, një nga njerëzit që po kujdeset që adoleshenti shqiptar të vijojë të qëndrojë në Gjermani.
Pra, fillimisht ai duhet të shmangë depërtimin dhe së dyti të kërkojë të ri-hyrjen në Gjermani. “Ai duhet të shkojë dhe pas dhjetë muajsh mund të kërkoje të kthehet prapë”, ka shtuar tutje Tebeck.
Në Shqipëri ai duhet të aplikojë në Ambasadën Gjermane në Tiranë. Megjithatë, edhe pse ka shumë shpresa se përgjigja do të jetë pozitive, ekziston frika për refuzim. “Ne rrezikojmë nëse e vendosim Xhordin në aeroplan”, tha Gaby Tebeck.
Futbollisti i talentuar ka pasur përkrahje nga të gjithë dhe ndaj ai i ka falënderuar për mbështetjen e madhe.
Shqiptari edhe pse është integruar, është futbollist, ka mësuar gjuhën dhe po shkollohet, kjo nuk e ka ndihmuar që të ketë qëndrim të sigurt. Tani ai duhet të kthehet në Shqipëri, me shpresë se në një rast të dytë Gjermani nuk do t’a refuzojë një 17-vjeçar që në të ardhmen mund të jetë një futbollist shumë i mirë.

Sigal