Gjendet në një kanal me
ujë në Gosë e Kavajës makina Bez e Faik Fezgajt, 53 vjeçarit i cili punon si
takstit dhe që prej mbrëmjes së djeshme rezulton i zhdukur.
Makina është gjetur
paraditen e sotme gjysmë në ujë.
Policia po shkon në
vendngjarje ndërsa familjarët denoncuan në polici mbrëmjen e djeshme
rreth orës 21:00
Nga informacionet që ka
mbledhur policia mësohet se rreth orës 19:00 të së mërkurës, 53 vjeçari me
mjetin e tij Benz, ngjyrë blu, “Taxi”me targa DR 443 A është larguar me
një person në makinë nga stacioni i trenit, vendqëndrimi i taksistit për të mos
u kthyer
Familjarët i kanë rënë
telefonit dhe pasi nuk e kanë gjetur kanë vënë në alarm policinë