Taksat e banesave, objekteve të biznesit, kalimit të pronësisë dhe tokave bujqësore sipas bashkive

1551
Përparim HALILI
Këshillat bashkiakë mund të ndryshojnë me plus-minus 30% të vlerës, referuar nivelit bazë të taksave të caktuara me ligj
Po vijojmë edhe sot, publikimin e taksave të reja që duhet të paguaj çdo vit, çdo shtetas shqiptar ose i huaj i cili posedon prona, apo që kërkon të blej pasuri dhe të kryej kalime pronësie në llojin pasuri të paluajtshme si objekte banimi, shërbimesh, ndërtesa biznesi, toka bujqësore, troje e çdo lloj pasurie tjetër që është objekt i trajtimit nga Ligji Nr. 9632, datë 30.10.2006 për taksimin e pronës, i ndryshuar. Ky ligj është ndryshuar si ndarje vlere pronash për efekt taksash, për çdo lloj pasurive të paluajtshme sipas funksionalitetit, përdorimit por edhe për objekte të cilat janë të regjistruara në zyrat hipotekore, pavarësisht se nuk janë në shfrytëzim. Sot po publikojmë taksat që duhen paguar çdo vit, për çdo hektarë tokë bujqësore, për çdo metër katror të objekteve të biznesit dhe taksat fikse të kalimit pronësisë. Këto taksa janë vendosur sipas qarqeve, rretheve, qyteteve, bashkive dhe ish-komunave, duke u ndarë në zona përkatëse. Kujtojmë, që nivelet treguese të taksave pothuajse nuk kanë ndryshuar që nga Ligji 181/2013, kur u bë dyfishim i taksave të ndërtesave për bizneset. evidentohet fakti, që megjithëse kategoritë minimale të bazës së taksës dhe nivelet treguese të taksës për çdo kategori minimale të bazës për taksën mbi ndërtesën, tokën bujqësore apo truallin janë fiksuar në ligj, këshilli bashkiak, duke gjykuar zhvillimet e zonave, vendos për nivelin e taksës që do të zbatohet për çdo kategori minimale të bazës së taksës, në kufijtë plus-minus 30% të nivelit tregues të taksave ligjore. Ndërsa për tatim-paguesit e biznesit të vogël, kufijtë janë plus-minus 10%-30%. Praktika e vendosjes së taksave është kjo: Taksa llogaritet, duke shumëzuar sipërfaqen e ndërtesës ose tokës, me nivelin e taksës përkatëse. Vendosja e këtyre taksave, ka qenë ultimatum i FMN, pas një vrojtimi 3-vjeçar, sipas të cilit rezultoi se taksat mbi ndërtesat, tokat dhe transaksionet e pronave e madje edhe të qirave të objekteve, bizneseve dhe makinerive, nuk mblidhej sipas as sipas Ligjit Nr. 9632, datë 30.10. 2006 dhe as sipas Ligjit 181/2013 të ndryshuar, duke u bërë shkak që FMN të diktonte rritjen e të ardhurave nga kjo taksë, me përparësi urgjente përshpejtimin e reformës në këtë sektor fiskal. Taksa e pronës është vendosur të mblidhet nëpërmjet faturës së energjisë elektrike, referuar regjistrit të “Kadastrës Fiskale”, duke krijuar adresarin e pasurive objekte banimi, biznesesh e shërbimesh nëpërmjet regjistrimit të tyre, të kryer nga Ministria e Brendshme. Ky adresar pronash, prej afro 6 muajve po vazhdon të mbledh të dhëna konkrete lidhur me objektet e regjistruara apo në proces legalizimi, të dhëna që do t’i kalojnë në përdorim ministrisë së Financave e cila do të realizoj edhe taksimin mbi pasuritë e paluajtshme, duke aplikuar formulën e pagimit të taksës mbi vlerën e tregut dhe jo me kuotë fikse. Nesër, gazeta “Telegraf” do të publikoj taksat e tjera në disa sektorë të tjerë. Ja disa nga taksat që po publikojmë sot….

Taksa për banesat, bizneset dhe objektet e ndryshme në 3 zona
Zona e parë

Tiranë-Durrës
1. Taksa 15 lekë/m2: Për banesat e ndërtuara para vitit 1993
2. Taksa 30 lekë/m2: Për banesat e ndërtuara pas vitit 1993
3. Taksa 400 lekë/m2: Për objektet tregtare e shërbime 
4. Taksa 100 lekë/m2: për objekte të tjera jo familjare e jo biznesi
Zona e dytë

Vlorë, Fier, Sarandë, Pogradec, Korçë, Elbasan, Berat, Lushnje, Gjirokastër, Shkodër, Kavajë, Lezhë
1. Taksa 10 lekë/m2: Për banesat e ndërtuara para vitit 1993
2. Taksa 12 lekë/m2: Për banesat e ndërtuara pas vitit 1993
3. Taksa 300 lekë/m2: Për objektet tregtare e shërbime 
4. Taksa 60 lekë/m2: Për objekte të tjera jo familjare e jo biznesi
Zona e tretë
Ura-Vajgurore, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Dibër, Bulqizë, Mat, Klos, Durrës, Shijak, Krujë, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd, Përrenjas, Patos, Roskovec, Divjakë, Mallakastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë, Dropull, Maliq, Pustec, Kolonjë, Devoll, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Kurbin, Malësi e Madhe, Vau-Dejës, Pukë, Fushë-Arrëz, Kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Konispol, Finiq, Delvinë, Fushë-Krujë, Kurbin, Mamurras, Ersekë, Leskovik, Krumë 
1. Taksa 5 lekë/m2: Për banesat e ndërtuara para vitit 1993
2. Taksa 6 lekë/m2: Për banesat e ndërtuara pas vitit 1993
3. Taksa 200 lekë/m2: Për objektet tregtare e shërbime 
4. Taksa 40 lekë/m2: për objekte të tjera jo familjare e jo biznesi
Taksa vjetore për tokën bujqësore, sipas 4 zonave 

Zona e parë

Tiranë:, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë
1. Kategoria e I: 5600 lekë/m2, për hektarë
2. Kategoria e II: 4900 lekë/m2, për hektarë
3. Kategoria e III: 4200 lekë/m2, për hektarë
4. Kategoria e IV: 3600 lekë/m2 për hektarë
5. Kategoria e V: 3000 lekë/m2 për hektarë
6. Kategoria e VI: 2400 lekë/m2 për hektarë
7. Kategoria e VII: 1800 lekë/m2, për hektarë
8. Kategoria e VIII: 1800 lekë/m2, për hektarë
9. Kategoria e IX: 1800 lekë/m2, për hektarë
10. Kategoria e X: 1800 lekë/m2, për hektarë
Zona e dytë

Shkodër, Elbasan, Berat, Korçë, Delvinë, Kurbin, Peqin, Kuçovë
1. Kategoria e I: 4200 lekë/m2, për hektarë
2. Kategoria e II: 3500 lekë/m2, për hektarë
3. Kategoria e III: 2800 lekë/m2, për hektarë
4. Kategoria e IV: 2300 lekë/m2, për hektarë
5. Kategoria e V: 1900 lekë/m2, për hektarë
6. Kategoria e VI: 1600 lekë/m2, për hektarë
7. Kategoria e VII: 1400 lekë/m2, për hektarë
8. Kategoria e VIII: 1400 lekë/m2, për hektarë
9. Kategoria e IX: 1400 lekë/m2, për hektarë
10. Kategoria e X: 1400 lekë/m2, për hektarë
Zona e tretë

Gjirokastër, Përmet, Pogradec, Librazhd, Dibër, mat, Skrapar, Mallakastër, Devoll, Tepelenë
1. Kategoria e I: 2800 lekë/m 2 për hektarë
2. Kategoria e II: 2100 lekë/m2, për hektarë
3. Kategoria e III: 1400 lekë/m2, për hektarë
4. Kategoria e IV: 1350 lekë/m2, për hektarë
5. Kategoria e V: 1250 lekë/m2, për hektarë
6. Kategoria e VI: 1200 lekë/m2, për hektarë
7. Kategoria e VII: 1100 lekë/m2, për hektarë
8. Kategoria e VIII: 1100 lekë/m2, për hektarë
9. Kategoria e IX: 1100 lekë/m2, për hektarë
10. Kategoria e X: 1100 lekë/m2, për hektarë
Zona e katërt

Bulqizë, Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Gramsh, Ersekë
1. Kategoria e I: 1400 lekë/m 2 për hektarë
2. Kategoria e II: 1200 lekë/m2, për hektarë
3. Kategoria e III: 1100 lekë/m2, për hektarë
4. Kategoria e IV: 1000 lekë/m2, për hektarë
5. Kategoria e V: 900 lekë/m2, për hektarë
6. Kategoria e VI: 800 lekë/m2, për hektarë
7. Kategoria e VII: 700 lekë/m2, për hektarë
8. Kategoria e VIII: 700 lekë/m2, për hektarë
9. Kategoria e IX: 700 lekë/m2, për hektarë
10. Kategoria e X: 700 lekë/m2, për hektarë
Taksa e kalimit të pronësisë për objektet, përcaktuar sipas 3 zonave
Zona e parë
Tiranë, Durrës
1. Taksë 1000 lekë/m2: Për objektet e banimit
2. Taksë 2000 lekë/m2: për objektet e tregtisë dhe shërbimeve
3. Taksë 1500 lekë/m2: Për ndërtesa të tjera
Zona e dytë
Vlorë, Fier, Sarandë, Pogradec, Korçë, Elbasan, Berat, Lushnje, Gjirokastër, Shkodër, Kavajë, Lezhë
1. Taksë 300 lekë/m2: Për objektet e banimit
2. Taksë 700 lekë/m2: për objektet e tregtisë dhe shërbimeve
3. Taksë 500 lekë/m2: Për ndërtesa të tjera
Zona e tretë
Urë-Vajgurore, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Dibër, Bulqizë, Mat, Klos, Sukth, Manzë, Shijak, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd, Përrenjas, Patos, Roskovec, Divjakë, Mallakastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë, Dropull, Maliq, Kolonjë, Devoll, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Kurbin, Malësi e Madhe, Vau-Dejës, Pukë, Fushë-Arrëz, Kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Konispol, Finiq, Krujë, Fushë-Krujë, Delvinë, Laç, Mamurras, Ersekë, Leskovik, Krumë
1. Taksë 100 lekë/m2: Për objektet e banimit
2. Taksë 300 lekë/m2: për objektet e tregtisë dhe shërbimeve
3. Taksë 200 lekë/m2: Për ndërtesa të tjera
Sigal