Takim Informues/ Universiteti Mesdhetar: “Rritja e besimit të konsumatorit e investitorit në tregjet financiare nën mbikëqyrje”

641
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të zhvillojë ditën e mërkurë, më datë 8 nëntor 2017, ora 12:30, një takim informues me studentët e Fakultetit të Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në vijim të zbatimit të Strategjisë për “Rritjen e besimit të konsumatorit/investitorit në tregjet financiare nën mbikëqyrje”.
Gjatë aktivitetit do të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Z. Ervin Koçi dhe Rektori i Universitetit “Mesdhetar”, Z. Nexhmi Dumani. 
Sigal