Tahiri:Shqipëria jo më vend origjine droge, dalim nga harta e zezë

501
Sigal

TIRANË – Shqipëria nuk është më vend origjine apo vend transit i drogës. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke shtuar se Shqipëria ka dalë nga harta e zezë e trafikimi të drogës. Deklarat e tij është bërë gjatë prezantimit të rezultateve të operacionit Mars 2014-Shtator 2014 kundër kultivimit të kanabisit.  Ndërkohë ai ka bërë të ditur se janë zbuluar 2217 parcela janë asgjësuar mbi 530.000 bimë narkotike, janë zbuluar mbi 2217 parcela me kanabis në të gjithë vendin dhe janë sekuestruar 101.7 ton marijuanë. Sipas Tahirit nëse kjo sasi droge do të dilte në treg  atëherë vlera monetare e saj do të kapte shumën e 6.4 miliardë eurove. “Nga muaji mars janë  proceduar penalisht mbi 1918 persona , 9 prej tyre përfaqësues të qeverive lokale dhe janë shkatërruar mbi 41 grupe kriminale.”-tha Tahiri. Aksioni i parë i këtij operacioni kombëtar është shënuar në muajin mars të këtij viti në rrethin e Beratit ka bërë të ditur Tahiri duke vijuar më pas thyerjen e simbolit të paprekshmërisë në Lazarat. Gjatë kësaj periudhe në vend janë organizuar disa operacione të rëndësishme për eliminimin e bimëve narkotike. Një prej këtyre operacioneve është edhe thyerja e ‘mitit’ të Lazaratit ku u asgjësuan tonelata kanabis, apo operacioni në veri, kryesisht në Dukagjin ku u zbuluan mijëra rrënjë kanabis. I pranishëm në këtë prezantim janë drejtuesit më të lartë të policisë, por edhe ambasadorë të akredituar në Tiranë. uf