Surprizon sërish moti, ulje temperaturash? Ja si parashikohet fundjava…

474
Sigal

Shqipëria përfshihet nga ulja e temperaturave deri në -10 gradë Celsius duke sjellë reshje dëbore në të gjithë territorin.

Vetëm nga e marta temperaturat do të pësojnë rritje duke u rikthyer në vlerat normale.

Fenomeni i rrallë atmosferik i quajtur ‘Oceania’ do të përshkojë gjatë fundjavës të gjithë Europën duke e ndarë kontinentin në dy valë temperaturash, të ngrohta dhe të ftohta.

Ballkani i Jugut, ku përfshihet edhe Shqipëria, do të përshkohet nga temperatura të acarta. Brezi i temperaturave të ulëta zgjatet deri në Ukrainë ku termometri parashikohet të shënojnë deri 20 gradë nën zero.

Ndërsa në perëndim të Europës, temperaturat pritet të jenë mesatarisht të larta në 20 gradë Celsius.