Surprizon moti/ Sinoptikanët: Nesër temperatura maksimale arrin…

799
Të paktën për ditën e nesërme hiqeni çadrën nga çantat, pasi një kohë e kthjellët dhe me diell pritet të karakterizojë gjithë territorin e vendit.
Dielli do të jetë në kulmin e tij dhe pritet që temperaturat të shkojnë deri në 28 gradë Celsius në mesditë.
E gjithë dita e nesërme të ketë kthjellime por pas mesditës në zonat malore dhe jugore do të shfaqen vranësira të lehta. Në mëngjes temperaturat do të mbeten konstante, por në mesditë do të ketë rritje të lehta. Temperatura maksimale ditën e nesërme do të kapë 28 gradë Celsius. Vranësira do të ketë në veri dhe verilindje, por gjatë pasdites moti do të vijojë me kthjellime në ultësirën perëndimore.
Sigal