Sulmi në KZAZ e Shkodrës/ Dyshohet se autorët janë mbështetës të PS-së

551
Sigal

Pak minuta më parë është thyer dera e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, e percaktuar si KZAZ numër 2.

Kjo godinë mbahej e mbyllur për shkak se është në pronësi të bashkisë së Shkodrës, dhe policia bashkiake e ndihmuar nga mbështetës të opozitës arritën të hynin me forcë brenda, në përplasjet e ndodhura pak ditë më parë.

Top Channel raporton se sulmi i sotëm dyshohet se ka ndodhur nga një grup mbështetës i Partisë Socialiste.

Ata kanë goditur me mjete të forta derën kryesore dhe janë larguar.

Aktualisht aty ndodhen forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FOTO NGA VENDNGJARJA: