Sudentët do nisin protestat. Pas 1 viti asgjë nuk ka ndryshuar në Univëersitete, pakti i qeverisë ka dështuar

535
Sigal

Studentët po nisin protestat, Pakti me Ramën ka dështuar

 

Ka kaluar një vit nga protesta e studentëve, e cila u mbyll vjet me Paktin për Universitetin, e cila ishte premtimi i qeverisë dhe i kryeministrit Rama për të plotësuar kërkesat e studentëve. Mirëpo studentët sot pohojnë se ky pakt ka dështuar, qeveria nuk ka plotësuar asnjë nga zotimet dhe premtimet e dhëna. Lëvizja për Universitetin paralajmëron nisjen e protestave të studentëve në të gjithë vendin. “Tarifat janë po prapë të papërballueshme, kushtet nëpër auditorë dhe konvikte janë ende skandaloze, studentët vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga vendimmarrja, mes pedagogëve qarkullojnë ende hiena që ushqehen me viktima”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin. Ja njoftimi i plotë i studentëve:

Studentët po vijnë!

Një vit pas protestës madhështore të studentëve, asgjë nuk ka ndryshuar. Tarifat janë po prapë të papërballueshme, kushtet nëpër auditorë dhe konvikte janë ende skandaloze, studentët vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga vendimmarrja, mes pedagogëve qarkullojnë ende hiena që ushqehen me viktima. Këtë situatë nuk e mbulon dot as pakti dështak i Edi Ramës me vetveten, as karta qesharake e Erion Veliajt me klientët e tij, as bojatisja e disa konvikteve dhe as rishpërndarja e disa burokratëve nëpër bordet e administrimit. Studentët nuk kanë rënë në gjumë! Studentët po vijnë!