Stuhia merr përpara makinat dhe pemët/ Situatë alarmante në Shkodër

595
Sigal

Era e fortë dhe moti i keq që ka përfshirë qarkun Shkodër, mbrëmjen e se martës ka shkaktuar dëme në disa zona.

Dëmet kanë qenë kryesisht në kulturat bujqësore, por edhe në thyerjen e pemëve, për shkak të erës së fortë.

Situata me problematike është shënuar në Velipojë, ku në rrugën nr. 5, si rezultat i erës së fortë janë rrëzuar disa pemë, te cilët kanë zënë edhe dy automjete ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.