Stuhia e fortë në Shqipëri, shënohet viktima e parë, humb jetën 31-vjeçari nga Kuçova

116
Sigal

Majkëll Vrapi është viktima e parë e shënuar nga moti i keq me stuhi në vendin tonë. Djali 31-vjeçar ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në fshatin Tapi kur ka rënë nga çatia.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.

Si pasojë e motit të keq dje është shënuar edhe një tjetër incident në Kuçovë. Një depozitë uji u rrëzua nga tarraca e një banese.

Për pasojë u lëndua një 17-vjeçare që ishte duke ecur në rrugë në momentin e incidentit.

Të dy u dërgua në spitalin Rajonal të Beratit për të marrë kujdes shëndetësor por 31 vjeçari nuk ia ka dalë dot.

Stuhia e fortë në Shqipëri, shënohet viktima e parë,