Studimi/ Ja pse nuk duhet të pini lëng portokalli në mëngjes

619
Shkencëtarët nga Australia e kanë kryer këtë studim për të konstatuar nëse lëngjet natyrale të frutave e përmirësojnë apo përkeqësojnë shëndetin. Edhe pse lëngjet natyrale të frutave janë gjithmonë një zgjedhje më e mirë se lëngjet e ëmbëlsuara apo të gazuara, ato janë ndonjëherë të dëmshme.
Ata kanë konstatuar se konsumi i shpeshtë i lëngut të frutave rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.
Ndryshe nga vetë frutat, lëngjet e frutave nuk do ta japin ndjenjën e ngopjes, sepse nuk përmbajnë fibra. Prandaj është shumë më e lehtë të konsumoni një numër më të madh të kalorive sesa kur e hani një pemë të freskët.
Rezultatet e njw studimit treguan se njerëzit që pinin lëng frutash çdo ditë kishin një rrezik më të lartë të zhvillimit të tensionit të lartë, në krahasim me moshatarët e tyre që pinin lëng frutash herë pas here ose rrallë.
Megjithatë, rezultatet e hulumtimit nuk duhet marrë ende në konsideratë tek aplikimi i shprehive të shëndetshme të të ushqyerit sepse mostra e pjesëmarrësve ishte e vogël dhe studiuesit nuk kishin marrë në konsideratë faktorë të tjerë, përveç shprehive të ngrënies.
Megjithatë, duhet kuptuar se lëngjet e frutave gjithashtu përmbajnë kalori. Rreth 250ml lëng portokalli përmban 80 kalori.
Me këto kalori nuk vijnë komponentët që na bëjnë të ndihemi të ngopur, siç ndodh me frutat e papërpunuara kështu që është pothuajse gjithmonë një zgjedhje më e mirë që t’i anashkaloni lëngjet.
Sigal