Studentët revoltohen me ministrinë e arsimit: Na njoftuat për mësimin online pasi paguam lekët e shtëpive dhe konvikteve!

318
Sigal

Që prej orës 10:00 vazhdon protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Numri i tyre sa shkon dhe rritet, ndërsa distancimi social është i vështirë.

Me maska në fytyrë, studentët shprehen të indinjuar për vendimin e Ministrisë për të kaluar në mësim online, pasi sipas tyre, ky vendim erdhi pasi ata kishin paguar paratë e shtëpive me qira.

“Na njoftuan kur sapo kishim paguar lekët e shtëpive dhe konvikteve. Ministria e Turpit.

Gjithçka është e hapur, Universiteti i mbyllur, ju duket normale? (Turma në kor: Joooo, turp, turp, turp).

Nëse nuk e shohin arsimin si prioritet, të paktën të na trajtojnë si të barabartë me aktivitetet e tjera.

Ata e dinin që kjo periudhë do të vinte, ndaj ky vendim katër ditë para nisjes së vitit është mospërfillje. Ju jeni virusi, ju jeni virusi,”-thonë ata.