Studentët në protestë edhe më të bashkuar në kërkesën e tyre!

800
Sigal

Nga Miltiadh M. Muçi

Në orën 16.00 të ditës së martë përfundoi afati për kryeministrin. Ai nuk iu ktheu përgjigjen që studentet e prisnin, plotësimin e tetë pikave të kërkesës së tyre. Pas këtij afati e kishin shpallur se, më pas do të përshkallëzonin veprimet e tyre dhe për momentin vendosën të shpërndahen. Krahas grupit përballë Ministrisë së Arsimit u krijuan dy grupe të tjerë, tek rrethrotullimi i Zogut të Zi dhe para Kryeministrisë. Dhe kjo nga shumë media televizive, më pas edhe ato të shkruarat u komentua, se studentët tashmë të përçarë nuk janë të një mendimi në veprimet e mëtejshëm të tyre. Ky për të gjithë u quajt apo përbente një lajm, të cilin shumë shpejt studentët e përgënjeshtruan, jo me deklarata, por me veprime, kur më vonë të kësaj mbrëmjeje dhe në ditën e nesërme treguan të kundërtën, me vendosmeri vazhdojnë të kërkojnë të realizohen tetë pikat e kërkesës së tyre.

Nuk do të mjaftonte me kaq, por shumë nga medjat, sidomos ato vizive, studentët protestues nisën t’i provokojnë me pyetje të ndryshme, të dyshimta, të stisura, absurde, nisën t’i provokojnë nëse do të vazhdonin të protestonin, ju qëndrojnë pikave të kërkeses, do të bashkëbisedojnë me kryeministrin dhe të tjera pyetje, që gazetarët i sajuan. Nuk do të mjaftohej me kaq, por disa analistë dhe moderatorë të televizioneve u “perpoqën” shumë, si ata në News-24, t’i ndihmonin duke iu shpeguar si duhej te “organizohen” me struktura të tyre, për vazhdimësinë e protestës, edhe pse studentët janë shprehur dhe vazhdojnë të shprehin se, ata i qëndrojnë plotësimit të pikave në kërkesën e tyre të pa negociueshme, pa qenë nevoja të organizohen me struktura apo “udhëheqës”, sepse “lider” për ta është gjithësecili. Kur media duhet të transmetojë me vërtetësi atë që po ndodh, protestat e studentave, që kërkojnë t’iu plotësohen vetëm tetë pikat e karakterit social-ekonomik dhe asgjë më shumë, nga çka kryeministri mund t’u ofrojë vetëm pas negocimit, sepse, sipas tij, kërkesa është shumë më pak kur bashkërisht mund të realizojmë shumë herë më tepër. Kjo është “dhelperia” e kryeministrit.

Ashtu si analistët dhe moderatorët e medjave televizive, kryeministri është dhe më provokues, kur premton por vetëm pas ngjarjeve të shkaktuara prej tij, prej qeverisjes së keqe. Ai nuk bashkëbisedoi më parë, sikurse ka predikuar dhe predikon për “bashkëqeverisjen” me qytetarët, pavarsisht nga shtresat e bindjet politike. Si në shumë raste të tjerë, kur ligji për arsimin e lartë u përgatit dhe u votua, jo vetëm nuk u diskutua në ambientet universitare, por u quajt më i miri që jepte rezultatet e para, pa i shkuar në mendje një ditë si ajo e 5 dhjetorit 2018, kur studentët do të nisnin protestën e pandalshme.

Protesta e studentëve po kthehet në një lëvizje e vetëdijshme studentore, shëmbullore. Ajo ka një kërkesë të qartë me pesë pika social-ekonomike. Nëse kryeministri Rama nuk do të reagojë, me siguri protesta do të jetë me kërkesa politike, minimumi “kalimin në zgjedhje të parakohshme”, pa përfaqësues të partive kryesore politike. Shenjat e para po jepen me përzgjedhjen e 10 përfaqësuesëve të çdo universiteti, si kordinatorë për përshkallëzimin e protestës, por më saktë të kësaj “Lëvizje të Re Studentore”. Prandaj po friksohen, jo vetëm qevaritarë dhe politikanët e pozitës, por dhe të opozitës, bashkëfajtorë të vërtetë në përgatitjen, votimin dhe zbatimin e ligjit për arsimin e lartë e jo vetëm. PD.-ja nuk e kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese, dhe sot kërkon që ta abrogojë ndërtsa ish-drejtori i tyre si ekspert i fushës së arsimit dhe pedagog në universitet. deklarohet në medja Edhe dashamirësi “rebel “ si Prof. Tupja apo këngëtari Aliaj, qytetar me botkuptim evropian, por dhe patriotë të vërtetë, do t’u lutem kujdo tjetër, të mos ju sugjerojmë studentëve se çfarë duhet të bëjnë, kur deri më tani gjithçka të mirë e kanë bërë, të sigurt se në të ardhmen edhe më mirë do të bëjnë.T’i lëmë studentët e dhjetorit 2018, të bëjnë ndryshe nga të dhjetorit 1990!