Studentët e mjekësisë protestë edhe sot kundër punësimit të detyruar: Së bashku kundër ligjit

47
Sigal

Edhe ditën e sotme, studentët e mjekësisë kanë dalë sërish në protestë.

Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron që të punojnë për 5 vite pas përfundimit të studimeve. Studentët kanë thënë se po protestojnë për të drejtat e tyre.

“Së bashku kundër ligjit”, është motoja e protestës së sotme.

Ky bojkot vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit.

Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur.

Ndërkohë, që nuk ka një vendim të institucioneve në lidhje me pagesën që do të duhet të paguajnë studentët nëse nuk do ta firmosin marrëveshjen.