Studentët e Fakultetit Ekonomik pa diploma masteri, dorëzojnë peticionin: 10 ditë kohë për përgjigje, ose i drejtohemi Gjykatës

341

Sigal

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës i janë drejtuar sot me një peticion me 150 firma Rektoratit për tërheqjen e diplomave.

Saktësisht bëhet fjalë për studentët e vitit 2017- 2019 ku 315 studentë nuk marrin ende diplomat.

Kjo ndodh për shkak se Rektorati i ka kthyer mbrapsht ndërkohë Fakulteti Ekonomik në 2017 kur janë regjistruar studentët në fjalë nuk i ka përcjellë listat.
Studentët kërkojnë zgjidhje ose do i drejtohen Gjykatës.

“Në çdo rast nuk kemi pasur zgjidhje. Ajo që kërkojmë, ja kërkojmë Rektoratit është që të na vendosë në dispozicion dokumentacionin.

Çështja çalon këtu pra, në 2017 kur janë regjistruar në FE, FE duhet t’i përcillte listën Rektoratit. Nuk ia ka përcjellë Rektoratit por Qendra e Shërbimeve Arsimore. Gjithsesi kjo e fundit ia ka dhënë, Universiteti i Tiranës.

Pra studentët kanë numra matrikullimi, nota. Dje morëm vesh se Rektorati ka kthyer diplomat dhe zgjidhja është shumë e thjeshtë. Ka studentë këtu me kredi dhe me halle dhe duan vetëm diplomat. Të pajisen me diploma para se t’i drejtohemi Gjykatës”,- tha një prej studentëve.

Nga ana tjetër Drejtori i kurrikulës në UT, Albano Zhapaj thotë se një shkresë i është dërguar edhe Ministrisë së Arsimit e cila sipas tij ka zgjidhjen në dorë, por një zgjidhje është edhe që sot dekani i FE, Dhori Kule t’i dërgojë listat e studentëve tek Rektorati sot.

“Unë po i dorëzoj avokatit të studentëve, një kërkesë Ministrisë së Arsimit që është hartuese e udhëzimit. Ministria e Arsimit ka zgjidhjen në dorë. Ka dy zgjidhje. Në rast se sot dekani i FE dërgon listat e studentëve atëhere zgjidhja është e menjëhershme.’’- tha Albano Zhapaj.