Struktura e detajuara të pagave për disa kategori të rëndësishme punonjësish

651
Sigal

RRITJA E PAGAVE/Kategoritë përfituese që kanë përfituar nga rritja e pagave të miratuar nga Këshilli i Ministrave

 Ka hyrë në Fletoren Zyrtare vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave disa javë më parë për rritjen e pagave të disa nëpunësve civilë. Më poshtë po ju paraqesim masën e rritjes që kanë pësuar pagat e disa punonjësve të administratës dhe institucioneve të ndryshme. Kategoritë e punonjësve që përfitojnë nga rritja e pagave janë si më poshtë në tabelat përkatëse.

 1-Struktura e pagave për nëpunësit civilë/nëpunësit në të gjitha

Institucionet pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi.

2-Vlera e pagës së grupit për grupet e diplomave të arsimit universitar.

3-Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat  “Specialist” deri në “titullar institucioni” në institucionet qendrore të përcaktuara sipas pikës 1/2 të këtij vendimi.

4-Nivelet e pagave për punonjësit kërkimorë e shkencorë në Akademinë e Shkencave.

5-Shtesat në përqindje mbi pagën mujore për funksione drejtuese, të punonjësve si më sipër.

6-Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve civilë për emërtesat “specialist” deri në “titullar institucioni” në institutin gjeografik të ushtrisë, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të  Armatosura, në Komandën dhe Shtabin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

7-Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të punonjësve të sistemit doganor

8-Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e sistemit të tatimeve.

9-Nivelet e pagave të punonjësve të trupës artistike në teatrin kombëtar, teatrin kombëtar të operës, baletit dhe ansamblit popullor, në drejtorinë e teatrit të fëmijëve në qendrën kombëtare të kulturës për fëmijë dhe teatrin kombëtar të komedisë.

10-Për drejtorinë artistike të ansamblit të këngëve dhe valleve popullore në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, drejtorinë  e teatrit të fëmijëve në qendrën kombëtare të kulturës për fëmijë dhe Teatrin Kombëtar të Komedisë.

11-Nivelet e pagave të punonjësve të trupës artistike në qendrën e kulturës, medias dhe botimeve të mbrojtjes.