Statuti i Kuvendit të 11 dhjetorit, Bardhi kërcënon me burg gjyqtarin

140
Sigal

Një ditë përpara zhvillimit të seancës në Gjykatën e Tiranës, ku pritet që nga gjyqtari Agron Zhukri të shprehet lidhur me kërkesën e Grupit të Rithemelimit për regjistrimin e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit, ku u shkarkua nga funksionet në PD, Lulzim Basha, si dhe e gjithë kupola drejtuese e kësaj partie, Gazment Bardhi ka lëshuar një seri paralajmërimesh ndaj gjyqtarit, madje duke e kërcënuar me burg.

Në një intervistë televizive, bardhi tha se “gjyqtari nuk ka dosje dhe ka caktuar një datë pasi ka takuar një përfaqësuar të Sali Berishës”.

“Nesër është e pamundur të shqyrtohet. Ajo çka është bërë është çmenduri. Nëse gjyqtaqri i ka thënë burgut hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie. Prandaj me shumë gjasa nuk do të ketë një vendim”, tha Bardhi.