Statusi i naftëtarit, emrat e 1 mijë përfituesve të parë

646
Komisioni i dhënies së Dëshmisë Zyrtare Identifikuese të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit vazhdon shqyrtimin e kërkesave 
Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë njoftoi se vazhdon me intensitet shqyrtimin e aplikimeve në funksion të dëshmive të Statusit të Naftëtarit. Nga Komisioni i dhënies së Dëshmisë Zyrtare Identifikuese të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit janë shqyrtuar dhe miratuar tanimë rreth 1 mijë aplikime. Ky institucion publikoi listën me emrat e personave që u është miratuar nga Komisioni lëshimi i këtij dokumenti, ndërsa po vazhdon shqyrtimi i aplikimeve të tjera. Ndryshimet ligjore të miratuara vitin e kaluar mundësojnë që për ata, të cilët kanë statusin paga e përftuar nuk mund të jete më e ulët se 150% e pagës minimale të aplikueshme në shkallë vendi. Ligji përcakton gjithashtu kritere për trajtim financiar të posaçëm, të rezervuar për këtë kategori punonjësish në rast papunësie apo shkëputjeje të marrëdhënies se punësimit. Në rastin e papunësisë, dispozitat ligjore parashikojnë që personat, të cilët gëzojnë statusin e naftëtarit dhe që kanë vjetërsi punësimi në këto sektorë, përkatësisht burrat mbi 20 vjet dhe gratë mbi 15 vjet, të cilët janë të papunë në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, kanë të drejtën, ndër të tjera, të një përfitimi financiar, jo më të vogël se 80% e pagës minimale të zbatueshme në Shqipëri. Punonjësit që, dalin të papunë si rezultat i ristrukturimit të ndërmarrjes apo për shkaqe që nuk lidhen me ta, së bashku me përparësinë për punësim të ardhshëm, përfitojnë nga punëdhënësi një shpërblim financiar në masë dhe kohëzgjatje sipas përcaktimeve të kontratës kolektive të punës, por, në çdo rast, shpërblimi nuk mund të jetë më pak se 80% e pagës minimale dhe do të jepet për një periudhë për jo më pak se 3 vjet. Sipas ligjit, pagesa e kontributit shtesë të sigurimeve shoqërore do të jetë në masën 5% të pagës bruto, kjo e ndarë në 3%, në ngarkim të punëdhënësit ndërsa pjesa e mbetur prej 2% do të paguhet nga punonjësi.


Sigal