Statistika të frikshme për numrin e popullsisë, ulen lindjet, rriten vdekjet

647
INSTAT raporton se Shqipëria është duke pësuar ulje për sa i përket numrin të popullsisë. Sipas të dhënave marrë nga nga ky institucion, rezulton se gjatë pjesës së fundit të këtij viti treguesit kanë qenë në nivele të ulëta. Thuhet se ka rënie të lindjeve dhe rritje të vdekjeve. Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2017, rezulton 7.203, duke shënuar një rënie me 20,7 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2017 rezulton 4.853, duke shënuar një rritje prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Gjatë tremujorit të tretë 2017, numri i lindjeve tejkaloi me 2.350 numrin e vdekjeve. Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e tretë 2017, pasqyron një rënie me 46,7 %, në krahasim me tremujorin e tretë

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e tretë 2017, për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.068 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet qarku i Durrësit, me 374 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Elbasanit me 321 lindje më shumë se vdekje. Në tremujorin e tretë 2017, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe (Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë). Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 56 numrin e lindjeve. Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 112 lindje, me një rënie prej 42,3 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.271 lindje, të cilat shënojnë rënie me 18,5 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016. Të gjitha qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e tretë 2017, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve, gjatë kësaj periudhe, e paraqet qarku i Gjirokastrës me 42,3 % dhe qarku i Vlorës me 32,6 %. Numri më i madh i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.203 vdekje, me një rritje prej 7,8 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016. Numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 118 vdekje, me një rritje prej 20,4 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016. Rënia më e madhe e numrit të vdekjeve në krahasim me tremujorin e tretë 2016, është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës me 9,2 %.

Në tremujorin e tretë 2017, gjithashtu, me rënie të numrit të vdekjeve paraqitet qarku i Vlorës me 4,5 %, qarku i Lezhës me 4,3 %, qarku i Durrësit me 3,7 % dhe qarku i Korçës me 2,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016.
Sigal