Sigal

Mesatarisht janë 3-4 raste në ditë që tentojnë vetëvrasjen. Ndryshe nga vende të tjera, shqiptarët përdorin helme të forta për t’i dhënë fund jetës. Helmimi i akut apo dhe barna të ndryshme përdoren, që u duken më pak traumatike dhe dramatike.

Në vende të tjera është depresioni shkaktari kryesor që çon në vetëvrasje, shqiptarët i bien shkurt duke zgjidhur me vetëvrasje edhe një krizë familjare. Emocione të forta të akumuluara stresante, një krizë familjare, divorc, humbja e një njeriu të dashur apo ndonjë gabim i njeriut në jetë, pa përjashtuar depresionin.

Vetëvrasjet janë shndërruar në modë për zgjidhjen e problemeve nga moshat e reja, kryesisht 20 deri në 45-vjeç, ndryshe nga sa ndodh në botë, ku pre e këtij fenomeni bie një i moshuar mbi 70-vjeç i vetmuar apo i një i sëmurë rëndë.

Statistikat zyrtare nga Morgu i Tiranës ku viktimave u bëhen autopsitë, dëshmojnë mesatarisht 70 deri 100 vetëvrasje në vit. Kjo është vetëm maja e ajsbergut pasi jo të gjithë vijnë këtu, shumë vdesin në spitale të rretheve, apo familjarët nuk i raportojnë si raste të tilla pasi vetëvrasjet ende konsiderohen si tabu.