Spekulimet e Vodafon Albania/ Çmimet e kompanisë celulare janë nga më të “kripurat” e celularëve në Europë, më pak minuta dhe internet

521
Sigal

“Vodafone Albania” më e shtrenjtë edhe se operatorët celularë në Itali

“Vodafone Albania”,  jo vetëm që është një nga më të shtrenjta në vend, por çmimet e kompanisë celulare, janë të kripura edhe në krahasim me operatorët në vendet e BE-së.

Po sjellim një krahasim mes asaj që ofron “Vodafone Albania” dhe kompanive kryesore që operojnë në Italinë fqinje.

“Vodafone Albania” vs. “Ëind Tre”

Paketat më të përdoruara nga abonentët, janë ato që ofrojë minuta, SMS dhe GIGA për të naviguar në internet. Duke iu referuar sajtit zyrtar të “Vodafone Albania”, për një paketë mujore me 5.5 GB internet, 400 minuta kombëtare dhe 400 SMS kombëtare, kompania e tarifon një klient me 1,500 Lekë (të reja).

Po në Itali, sa paguan një klient i “Ëind Tre”? Më pak se një shqiptar me “Vodafone” dhe përfiton një gamë më të gjerë shërbimesh:  Vetëm me 9.99 euro – rreth 1,240 Lekë, referuar kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë,   përfiton një paketë mujore me minuta, SMS dhe GIGA pa limit. Pra për një çmim më të ulët, një klient i “Ëind Tre” paguan më pak se një i “Vodafone” në Shqipëri dhe përfiton shumë më shumë minuta, mesazhe dhe internet. Për të gjetur  një ofertë  të “Vodafone Albania”, që i përafrohet  kësaj të “Ëind Tre”, duhet të shkojnë te paketa “Vodafone Gold”, por dhe kjo, dhe pse me çmim më të lartë, ofron sërish më pak për konsumatorët,  – më pak internet, minuta e SMS.

“Vodafone Albania” vs. “TIM”

Edhe në krahasimin e çmimeve me “TIM”, “Vodafone Albania” rezulton sërish më e shtrenjtë.

“TIM” ka një paketë me çmim të njëjtë me konkurrentin “Ëind Tre”: 9.99 euro –  rreth 1,240 Lekë – për GIGA pa limit për përdorimin e rrjeteve sociale, minuta dhe SMS pa limit, si dhe 40 GB internet. Ndërsa “Vodafone”, për 5.5 GB, 400 minuta dhe 400 SMS, të tarifon  1,500 Lekë në muaj.

“Vodafone Albania” vs. “Vodafone Italia”

Çmimet e “Vodafone Albania” nuk janë as më të ulëta se të “Vodafone Italia”.

I referohemi sërish paketës “Z” të “Vodafone Albania” që për 15 mijë lekë të vjetra ofronte 400 minuta kombëtare, 400 SMS dhe 5.5 GB internet.

Me një çmim të ngjashëm: 12.99 Euro – 16 mijë Lekë, Vodafone Italia ofron 1.5 GB internet më pak, por minuta dhe SMS pa limit.

Ndërsa me 14.99 Euro – 1 850 Lekë ofron SMS dhe minuta pa limt si edhe 60 GB.

Ndërsa paketa e “Vodafone Albana”, që i afrohet disi me shërbime kushton më shtrenjtë – 22 000 Lekë dhe ka vetëm 12 GB internet, më pak minuta e më pak SMS.