SPAK merr një tjetër vendim pas sekuestrimit të banesës së personit në kërkim për vrasjen e Jan Prengës(EMRI)

426
Sigal

SPAK ka vendosur t’i heqë masën e sekuestros së banesës 1 katëshe të Aldo Manishtës nga Shkodra i shpallur në kërkim në lidhje me rrëmbimin dhe vdekjen e Jan Prengës.

Me anë të një njoftimi, SPAK bën me dije se më datë 22 shkurt ka vendosur heqjen e “masës së sekuestros (në kushte emergjence) të vendosur me Urdhrin Nr.138 datë 04.02.2020, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për pasurinë “Banesë 1 (një) kat, e ndodhur në Shkodër”, pasi u vlerësuar që është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ”.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme, nga data 21.02.2020 deri me datën 24.02.2020 ka dërguar aktet për 7 (shtatë) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme:

Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.

Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.

Automjet, marka “Audi A8”.

Vilë katërkatëshe e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

Karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

Vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.

Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.

Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.

Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.

Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.

Automjeti tip “JEEP”,  me ngjyrë të errët