SPAK mbyll sytë, në “lojë” edhe BERZH. Marin Gjonaj e Artur Micka bëjnë miliarda me energjinë. Toka e ARMO dhe shpallja në kërkim për fermat e Bitcoin

37
Sigal

Biznësmenët Marin Gjonaj dhe Artur Micka rezultojnë se kanë fituar miliarda nga shitja e energjisë elektrike gjatë 2023 për shkak edhe të mosveprimit të KESH, Gjonaj ka blerë për “pak lekë” edhe truallin e ARMO për të ngritur panele diellore ndërkohë që pak muaj më parë u shpall në kërkim nga policia për disa ferma Bitcoin , në disa prej investimeve është edhe BERZH, a duhet të hetojë SPAK ?

Sëfundimi janë publikuar bizeset me fitimet më të mëdha, ku spikasin ato që kanë të bëjnë me prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike, të cilat duke përfituar nga çmimet e larta gjatë vitit të fundit kanë përfituar shuma kolosale nga paratë publike, duke ia vendosur lakun në fyt shqipatatërëve, të cilët të marrrur peng nga KESH dhe OSHEE janë të detyruar të paguajnë çdo çmim që u vendosin subjektet që SPAK po i fal si turqit e AYEN Energy apo Ener Trade e  Marin Gjonajt dhe Artuc Miçkës që ka bërë miliarda gjatë viteve të fundit.

Mediat kanë publikuar sëfundmi të dhënat mbi 200 bizneset me fitimet më të mëdha në vend ku spikasin ato të prodhimit dhe shitjes së energjisë elektrike.  Mësohet se Ener Trade që është në pronësi të Artur Mickajt dhe Marin Gjonajt ka bërë kërdinë me shitjen e energjisë ndaj KESH-it gjatë vitit të fundit duke i rritur të ardhurat me 2.4 herë me një shumë totale prej 42.7 miliard lekësh.

Shuma është kolosale dhe ka siguruar fitime të majme për pronarët, të cilët janë Gjonaj Group me pronar “bossin” Marin Gjonaj me një mori të pathënash nën emrin e tij dhe Artur Mickës, i cili po ashtu është një emër i përfolur për lidhje të forta politike dhe klanore me qeverinë.

Artur Micka është një emër i lidhur me linjat e pushtetit për shkak të së shkuarës së tij dhe të atit.

Kursë Marin Gjonaj rezulton të jetë një emër i njohur edhe për drejtësinë pasi siç ka raportuar edhe më herët “Korrieri” ai është shpallur në kërkim dy vite më parë nga policia dhe prokuroria për shkak se rezulton se qendron pas kompanisë që kishte investuar në ndërtimin e dy fermave të Bitcoin në Durrës. Marin Gjonaj u shpall në kërkim nga policia, por më pas dosja u mbyll për arsye të paditura.

Po ashtu, Marin Gjonaj rezulton se ka investuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit në drejtim të energjisë elektrike të prodhuara nga dielli duke blerë madje për pak lekë edhe tokën rafinerisë së përpunimit të naftës, ARMO.

Pasi abuzuan me të Beso i Tajvanit, Rezart Taçi dhe të tjerë xhambazë të pronave publike, si Blerim Hoxha, Marigona Metaj dhe të tjerë abuzues me djersën e shqiptarëve, toka ku ishte ngritur ARMO iu shit pikërisht kompanisë GjONAJ GROUP për një shumë qesharake pas një procesi zhvatjeje prej më shumë se dy dëkadash.

Ky është një process që duhet të jetë në krye të prioriteteve të SPAK dhe prokurorive të rretheve për shkak ta babëzisë së madhe të abuzuesve të parë, por edhe blerësve si Marin Gjonaj që duket se do të ndërtojë panele diellore mbi një pronë që në çdo cm të saj kullon djersën e shqiptarëve. SPAK duhet ta hetojë këtë aferë që kutërbon abuzim, mashtrim dhe vjedhje të ditën për diellë e një malli pa zot.

Gjonaj rezulton se ka investuar në disa projekte për energjinë diellore ku herë herë është përfshirë çuditërisht, ndoshta pa njohur backgroundin e Marin Gjonajt, edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ndoshta për këtë duhet të hetoje KE siç hetoi OLAF për fondet IPARD, por ky fakt është objekt i një shkrimi tjetër.

Sipas monitor, Ener Trade”, pjesë e grupit “Gjonaj”, ishte sërish operatori më i madh në vend i tregtimit të energjisë, me të ardhura prej 42.7 miliardë lekësh, me rritje 2.4 herë në krahasim me vitin e mëparshëm.

Fitimet u rritën më ngadalë, me 26%, në 1.6 miliardë lekë, si rrjedhojë e shpenzimeve më të larta. Sipas raportit të aktivitetit, rritja e shpenzimeve operative erdhi si rezultat i ndryshimit të strategjisë së shitjes, riorganizimit të brendshëm. Norma e fitimit ishte 2.8%.

Sipas burimeve zyrtare, “Ener Trade” nuk ka aktivitet vetëm në Shqipëri, por është kthyer në një tregtues të mirëfilltë të energjisë elektrike në Europën Lindore, duke marrë statusin e një tregtuesi rajonal të energjisë elektrike me shumicë, me prani në të gjitha bursat e energjisë elektrike, nga Hungaria deri në Greqi.

Çfarë foli luan BERZH ? Fitime kolosale me energjinë, a është objekt i SPAK biznesmeni Marin Gjonaj pas truallit të ARMO dhe shpalljes në kërkim për fermat e Bitcoin

Sipas revistës, kompanitë e tjera renditen kështu:

GSA” kishte të ardhura vetëm nga aktiviteti i tregtimit të energjisë prej 26.6 miliardë lekësh, sipas të dhënave në bilanc, ose sa 64% e totalit të qarkullimit vjetor të deklaruar (pjesa tjetër vjen nga shitja e ferrokromit).

Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat nga tregtimi i energjisë u dyfishuan. Fitimi total i kompanisë ishte 7.3 miliardë lekë, rreth 2.3 herë më i lartë se viti i mëparshëm (nuk ka të dhëna të detajuara se sa për qind e fitimeve ka ardhur nga tregtimi i energjisë dhe sa nga shitja e ferrokromit). Shoqëria ka 184 punonjës, nga të cilët 159 janë në uzinën e ferrokromit dhe 32 në zyrat qendrore.

“Ayen Energy Trading” pothuajse dyfishoi të ardhurat në 7.8 miliardë lekë, ndërsa fitimet arritën në 1 miliard lekë, nga 164 milionë lekë vitin e mëparshëm.

 

“Tirana International Development-TID”, një shoqëri që më herët ishte e specializuar në ndërtime, për të dytin vit radhazi është në listë. Fitimet u trefishuan në 956 milionë lekë.

“Noa Energy Trade” raportoi të ardhura prej 14.9 miliardë lekësh dhe fitime prej 558 milionë lekësh (rritje e lehtë në raport me vitin e mëparshëm). Sipas raportit të aktivitetit, Shoqëria ka të punësuar 3 punonjës më 31 dhjetor 2022, nga të cilët 1 punonjës i përket Kosovës.

GEN-I Tirana”, operatori slloven i tregtimit të energjisë, me kapital shtetëror, ka rritur të ardhurat me 63% në 20.1 miliardë lekë, por fitimet ishin sërish minimale, duke mos u renditur në listën e “Monitor 200” sipas fitimeve, por vetëm në atë të të ardhurave.-Korrieri

 

.

.

 

Biznësmenët Marin Gjonaj dhe Artur Micka rezultojnë se kanë fituar miliarda nga shitja e energjisë elektrike gjatë 2023 për shkak edhe të mosveprimit të KESH Gjonaj rezulton edhe se ka blerë për “pak lekë” edhe truallin e ARMO për të ngritur panele diellore ndërkohë që pak muaj më parë u shpall në kërkim nga policia për disa ferma Bitcoin , në disa prej investimeve është edhe BERZH a duhet të hetojë SPAK ? Biznësmenët Marin Gjonaj dhe Artur Micka rezultojnë se kanë fituar miliarda nga shitja e energjisë elektrike gjatë 2023 për shkak edhe të mosveprimit të KESH Gjonaj rezulton edhe se ka blerë për “pak lekë” edhe truallin e ARMO për të ngritur panele diellore ndërkohë që pak muaj më parë u shpall në kërkim nga policia për disa ferma Bitcoin , në disa prej investimeve është edhe BERZH a duhet të hetojë SPAK ?