Sot, PD “feston” 25 vjetorin e 22 marsit 1992 në opozitë dhe në përballje me PS për zgjedhje të lira

559
Përparim HALILI
Histori votimesh që vazhdon, ishte koha kur fitorja e 92 deputetëve në parlament u konsiderua “Votë e lirë e shqiptarëve”
Data 22 mars 1992, shënon 25 vjetorin e rrëzimit “de facto” të ish-partisë shtet PPSH, të 45 viteve sundim komunizmi në Shqipëri dhe hipjen në pushtet të PD dhe forcave të tjera anti-komuniste, të përfaqësuara me parti politike që nga ish-pronarët, demokristianët, minoriteti grek, të përndjekurit politikë, social-demokratët, ekologjistët, romët, egjiptianët, agrarët, punëtorët, fshatarët, diaspora, ballistët, zogistët e deri 39 parti të tjera të krijuara në vitet 1990-1992. Por të gjitha, të ligjëruara nga Ministria e Drejtësisë dhe ish-pushtetit komunist, në emër të pluralizmit politik. Partia politike e cila tërhoqi afro 70% të shqiptarëve si anëtarë dhe mbështetës të saj, ishte PDSH, brenda të cilës u futën nga çdo rrymë politike, mes tyre edhe 40% ish-komunistë drejtues të lartë shtetërorë e partiakë të ish-regjimit komunist, të cilët uzurpuan edhe drejtimin e PD. Përpara se PD të arrinte fitoren masive parlamentare të 22 marsit 1992, kaloi disa sprova politike në përballje me PPSH, ku dy palët u ndeshën në zgjedhjet e 31 marsit 1991, të cilat i fitoi bindshëm PPSH, parti e degraduar në çdo pikëpamje, që kishte nisur procesin e metamorfozës, për t’u vetëshpallur si partie e rilindur evropiane anti-komuniste, duke u prezantuar si “parti e re” me emrin PSSH e cila zëvendësoi simbolin “Drapër e Çekan me yll të kuq komunist”, në logo një “Buqetë lulesh të shtrënguara në një dorë”, metamorfozë që e bëri duke nisur procesin me largimin nga drejtimi, të ish-Byrosë Politike të PPSH! Ngjarjet që e futën Shqipërinë, në procesin e zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit 1991, kishin një lëvizje të mirëmenduar nga ish-PPSH: Braktisjen e komunizmit sa për dekor, prej vetë kupolës komuniste, depërtimin dhe desantimin e zyrtarëve të PPSH brenda dhe në udhëheqje të PD, veçse jo si “ushtarë”, por si themelues dhe drejtues të lartë të partisë së parë opozitare me program antikomunist. Çfarë ndodhi para dhe pas zgjedhjeve të ashtuquajtuara “pluraliste” të 31 marsit 1991, kur përveç 2-3 partive të reja të vetëshpallura “antikomuniste”, në garë u futën edhe ish-organizatat e masave “rripa transmisioni” të PPSH si Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Rinisë, Organizata e Gruas, Organizata e Frontit, Organizata e Veteranëve të Luftës, Organizata e Pionierit dhe Shoqata e Vullnetarëve të Enverit? Se përse ra PD nga pushteti i dy kabineteve qeveritare në mars 1997, kjo tashmë dihet, ashtu siç dihet se me çfarë motive u rikthye në pushtet në vitin 2005 dhe për çfarë motivesh ra nga pushteti në qershorin 2013. Sot, 25 vite pas fitores së 22 marsit 1992 kur kjo parti e quajti fitoren me 92 deputetë si “vota e lirë e shqiptarëve”, PD ndodhet në opozitë, në betejën për… votën e lirë!
Sigal