“Sot mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike”, AKSHI nxjerr njoftimin: Do të kryejmë një…

118
Sigal

Faqet zyrtare të institucioneve dalin sërish offline. Ky fakt bëhet i ditur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Përmes një njoftimi, AKSH vë në dijeni qytetarët që sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.

NJOFTIMI I AKSHI-t
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me dije qytetarëve shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.
Kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike.

Faleminderit