Sot hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave

1696
Përparim HALILI
Pagat për shtetarët, burgjet, policisë, akademikët, ALUIZNI, tatimet, pronat, , teatri dhe opera
Shpërfillje për 1.1 milionë punonjës “krahu” në energji, naftë, transport, rrugë, shëndetësi, bujqësi e kulturë, ndërkohë që pensioniet dhe ndihma ekonomike janë sa shtesa ose sa gjysma e shtesës mujore të zyrtarëve
Pragzgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, kanë zgjidhur “qesen” e qeverisë për të rritur pagat në krejt administratën nivelet e administratës dhe shërbimeve shtetërore. Në 7 ditët e fundit, kryeministri Rama ka firmosur dy vendime për rritje e shtesë pagash, konkretisht në datën 8 mars 2017 dhe në datën 15 mars 2017. Vendimi i datës 15 mars, ka përfshirë edhe zyrtarët e specialistët në shërbimet publike, ndërsa vendimi I datës 8 mars, ka miratuar rritjen e pagave mujore të shtetarëve, nëpunësve dhe sektorëve mbështetës në institucionet publike. Përveç rritjes së pagave, me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 187, datë 8 mars 2017, rriten edhe shtesa mbi pagat e zyrtarëve të lartë specialistë e titullarëve në shumë sektorë, vlera maksimale e të cilave është me rritje deri në 2-3 pensione mujore! Në vendimin për rritjen e pagave dhe shtresave financiare mujore mbi pagat, përfshihen drejtues dhe punonjës në institucione si Kryeministria, aparatet e ministrive, administrata e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme, Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Autoritetit të Konkurrencës, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare, Entit Rregullator të Energjisë, Entit Rregullator të Ujit e Kanalizimeve, Autoriteti i Mediave Audiovizive, administrata e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Instituti për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, Komisioneri i Mbrojtjes nga Diskriminimi, administratat gjyqësore të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit, administrata e prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë dhe pranë gjykatave të apelit, Gjykata e Lartë, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish–Sigurimit të Shtetit (institucion i krijuar 3 muaj më parë). Po kështu, në këtë rritje pagash e shtesash mujore mbi pagat, përfshihen edhe institucionet qendrore e rajonale/vendore në varësi të kryeministrit, ku bëjnë pjesë: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Agjencia e Prokurimit Publik, Instituti i Statistikës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Komiteti Shtetëror i Minoriteteve, Agjencia Telegrafike Shqiptare, Instituti i Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, administrata e Akademisë së Shkencave, Agjencia Kombëtare Bërthamore, Komisioni i Prokurimit Publik, Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile, Inspektorati Qendror, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit, Qendra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale, Agjencia e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog, Agjencia Kombëtare për Zhvillimin Rajonal (AKZHR), Agjencia për Zhvillimin Rajonal me qendër në Shkodër, Agjencia për Zhvillimin Rajonal me qendër në Tiranë, Agjencia për Zhvillimin Rajonal me qendër në Korçë, Agjencia për Zhvillimin Rajonal me qendër në Vlorë, Agjencia për Zhvillimin Ekonomik Rajonal (AZHER), Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, Komiteti Shtetëror i Kulteve dhe administrata e Shkollës së Magjistraturës. Po kështu, përfitojnë rritje pagash e shtesash edhe institucionet në varësi të ministrave, Drejtoria e Përgjithshme Detare, ALUIZNI, Inspektorati Qendror i Punës, Drejtoria e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe ajo e Shërbimit Social Shtetëror, Drejtoria e Burgjeve, Drejtoria e Patentave, Agjencia Kombëtare e Turizmit, Drejtoria e Doganave, Tatimeve, Agjencia e Pronës, ISUV, Drejtoria e Metrologjisë, IKMT, Drejtoria e Pastrimit të Parave, AZHBR, AKU, Policia e Shtetit, Shtabi i Përgjithshëm Ushtrisë, SHIU, rrugët, shëndetësia, Akademia e Shkencave, Agjencia e Akreditimit për Arsimin e Lartë, Drejtoria e Përmbarimit, Drejtoria e Rezervave të Shtetit, Albafilm, TOB, dhe Ansamblit Popullor, Komiteti Olimpik Shqiptar, Muzeu Historik Kombëtar, Biblioteka Kombëtare, Teatri Kombëtar, administratat e universiteteve, shkollave të tjera të larta dhe punonjësit civilë jo-mësimorë në Universitetin Ushtarak dhe Akademinë e Mbrojtjes. Rritje ka edhe në sektorë të të tjerë si arsimi, shëndetësia, kultura, shërbimet sekrete të ushtrisë, në administratat e portit, kufirit, nëpunësve laborantë në naftë etj. Sot po publikojmë disa nga këto rritje e shtesa pagash që nisin nga data 1 mars 2017, për të vijuar nesër me rritjet në sektorët e tjerë të administrative dhe shërbimeve publike. (vijon)
Ja disa shtesa pagash
Kryeministria
Shtesë page 20 mijë lekë: Sekretar i Përgjithshëm, Drejtor i Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit, Drejtor i Kabinetit të Kryeministrit
Ministria e Financave
Shtesë page 20 mijë lekë: Sekretar i Përgjithshëm, Drejtor i Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie, Përgjegjës Sektori, Specialist, Drejtor Kabineti, Zëdhënës, Këshilltar”
Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Kodifikimit
Shtesë page 20 mijë lekë: Drejtor i Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie, Përgjegjës Sektori, Specialist
INSTAT
Shtesë page 10 mijë lekë: Nëpunësit civilë në njësitë teknike të përmbajtjes
Departamenti Administratës Publike
Shtesë page 10 mijë lekë: Drejtor Departamenti, Drejtor Drejtorie, Përgjegjës Sektori, Specialist në Njësitë Teknike të Përmbajtjes.
Disa paga të rritura 
1. Zëvendësministër: 153 300 lekë 
2. Prefekti i Qarkut të Tiranës: 130 300 lekë
3. Prefektët e qarqeve tjerë të tjera: 118 300 lekë
4. Nënprefekti Kavajë, Lushnjë, Sarandë 99 800 lekë
5. Nënprefekti Krujë, Pogradec, Librazhd, Tepelenë, Përmet, Mat, Pukë, Tropojë, Skrapar: 92.400 lekë
6. Nënprefekti Malësi e Madhe, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Devoll, Mallakastër, Has, Kuçovë, Mirditë, Delvinë, Kurbin, Kolonjë: 88 000 lekë
7. Këshilltari i Prefektit të Qarkut të Tiranës: 69 800 lekë 
8. Zëdhënësi i Prefektit të Qarkut të Tiranës: 59 300 lekë
9. Sekretari i Presidentit, i Kryeministrit, i Kryetarit të Kuvendit, i Kryetarit të Gjykatës Lartë, i 10. Prokurorit të Përgjithshëm, Zëvendëskryeministrit, Nënkryetarit të Kuvendit dhe Avokatit të Popullit: 73 500 lekë
11. Sekretari i ministrit, Avokatit të Popullit, sekretar i titullarëve të institucioneve të tjera të pavarura, të sekretari i organit kolegjial drejtues, sekretar në kryeministri dhe në çdo ministri: 61 950 lekë. 
12. Këshilltarë të Jashtëm të Kryeministrit: 40% të pagës mujore, të Këshilltarit të Brendshëm. 
Paga 2/ Pagat e reja për punonjësit kërkimor-shkencor në Akademinë e Shkencave
Paga 4/ Pagat dhe shtesat mujore për kushte pune për specialistët dhe titullarët në drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe në burgjet e rretheve
Paga 5/ Pagat dhe shtesat mujore për kushte pune për specialistët dhe titullarët në Institucionet e ALUIZNI-t
Paga 6/ Pagat dhe shtesat mujore për kushte pune për specialistët dhe titullarët në Agjencinë e Trajtimit të pronës
Paga 8/ faqe 1-2/ Pagat e reja mujore për punonjësit në Dogana
Paga 9/ Pagat e reja mujore për punonjësit në Tatime
Paga 11/ Pagat dhe shtesat mujore për natyrë të veçantë pune dhe vështirësi shërbimi të specialistëve civilë dhe zv/drejtorët e përgjithshëm Shërbimin Informativ të Ushtrisë
Paga 12/ Pagat për Teatrin Kombëtar, për Drejtorinë e Operës dhe Filarmonisë, Drejtorinë e baletit në TOB dhe të Ansamblit Popullor
Paga 13/ Pagat e reja për punonjësit e trupës artistike në Qendrën e Kulturës, medias, botimeve të Mbrojtjes dhe trupës artistike në batalionin Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
Paga 15/ Pagat e nëpunësve mbështetës specialist, shef seksioni, shef sektori në Drejtoritë e Policisë në qarqe, komisariat dhe reparte autonome.
Sigal