Sot do të mblidhet Kuvendi, nga ngritja e komisionit hetimor për mbetjet te interpelanca ndaj zv. kryeministrit Ahmetaj, ja çfarë do të diskutohet

159
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet këtë të enjte, ku do të diskutohet një sërë çështjesh. Në rend dite, është parashikuar interpelancë me zv. kryeministrin Arben Ahmetaj, kërkuar kjo nga deputeti i PD, Fredinand Xhaferraj.

Gjithashtu, pritet të hidhet për votim projektligji për eurobondin që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë.

Po ashtu, në rend dite është parashikuar projektligji për miratimin e buxhetit faktit të vitit 2020 dhe projektvendimi për ngritjen e komisionit hetimor të kuvendit për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”.

Koha e mbetur më pas do të jetë në dispozicion për diskutime jashtë rendit të ditës.

Rendi i ditës i plotë:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 18, datë 26.10.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 25.10.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave kërkuar nga deputeti Ferdinand Xhaferraj. (Neni 80 Kushtetutë, neni 96 Rregullore)

4. Projektligj “Për eurobondin, që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë”. (Nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-së për reagimin ndaj krizës së pandemisë Covid19”. (Neni 121, 122 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimin komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut 2 Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

6. Projektligj “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”. (Neni 164 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

7. Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”. (Neni 77 i kushtetutës, neni 25 i Rregullores së Kuvendit, ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit

8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).