Sot, çelja e madhe në “Klik Ekspo Group”

506
Hap dyert edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar të “Klik Ekspo Group” me temën Biznes-Kulturë-Bashkëjetesë.
Sot, më 21 nëntor Tirana kthehet në kryeqendrën e biznesit dhe sipërmarrjes ndërkombëtare. Panairi Ndërkombëtar i “Klik Ekspo Group”, evenimenti që ka celebruar tashmë kryeqytetin e Shqipërisë në pikëtakimin e mundshëm dhe ndërveprimit, nën temën Biznes-Kulturë-Bashkëjetesë.
Mbi 280 ekspozues ndërkombëtarë, nga 25 shtete do të sjellin episodin e investimeve të guximshme në këtë ngjarje të përvitshme të “Klik Ekspo Group-an UFI Member Company” deri më 25 nëntor, në Pallatin e Kongreseve.
Republika Popullore e Kinës, ajo e Bosnje-Hercegovinës, Republika e Serbisë dhe Polonia premtojnë zgjerimin e marrëveshjeve të vjetshme në fushën e metalurgjisë, materialeve të ndërtimit, industri agroushqimore, ndërkohë që Italia, Greqia, Hungaria, Turqia, Maqedonia, Kosova, Zvicra, Franca, Sllovenia, Mali i Zi, Gjermania, Kroacia, Spanja përgatiten të ekspozojnë në sektorët e infrastrukturës, transportit dhe telekomunikacionit, mbrojtjen e mjedisit dhe turizëm.
Arti dhe Kultura e huaj do të këmbehen me monedhën e artit shqiptar. Faqja artistike vizatohet këtë edicion nga Tirana Art Expo, angazhim i Ministrisë së Kulturës për të promovuar thesaret Shqiptare e objekte të trashëgimisë kulturore, për të servirur kulturën e leximit interaktiv dhe performancën e fjalës, shfaqja e personazheve të suksesshëm të historikut të Operas dhe Baletit Shqiptar etj. Për herë të parë, evenimenti i rrallë Festival Ndërkombëtar i Akuarelit, iniciuar nga VizArt, do të ekspozojë veprat origjinale të mbi 161 artistëve, nga 51 shtete të botës.
Sigal