Monika Kryemadhi ka uruar vajzat dhe gratë për festën e 8 Marsit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryemadhi ka falënderua nënat për sakrificat sublime, lodhjen e tejskajshme.
Postimi i plotë:
Një urim i veçantë për të gjitha ju nëna dhe gra në çdo ditë të jetës tuaj, jo vetëm sot.💐
Mam ma ke nxirë jetën duke më thënë çohu laj enët, bëj punët, mëso, ku je, ku humbe 🙈.
S’më the njëherë një fjalë të mirë se mos më hipte vetja në qejf, edhe kur grindesha me kalamajtë e lagjes, fajin sipas teje e kisha gjithmonë unë 🤣🤣🤣. Edhe kur merrja dhjetë në një provim të vështirë në Matematikë më thoje: e mirë se nuk ke shkuar në hënë, atë punë ke të studiosh.
Përtej shakave dua të të falenderoj për mbështetjen pa kufij, për sakrificën sublime, për lodhjen e tejskajshme, për ty mam dhe për të gjitha ju gra dhe nëna që kujdeseni çdo ditë për familjet tuaja.
Qofshi të lumtura dhe të bekuara kudo ku jeni! 💕
Zoti iu dhëntë forcë dhe kurajo për të përballuar çdo sfidë që na sjell jeta.