“Soros”, kukullat politike dhe shteti brenda shtetit në Shqipëri

1566
Avokat Altin Goxhaj

Milva Ekonomi, e përkufizuar nga kandidati për herë të parë për kryetar Bashkie Edi Rama në shtator 2000, kur e prezantoi në Pallatin e Kongreseve, si kandidate për Këshillin Bashkiak me përkufizimin: “Siç ma ka deklaruar miku im Soros, Milva Ekonomi është njeriu i tij i artë për Shqipërinë”, sot pas 16 vjetësh u emërua Ministre e Ekonomisë së Koncesioneve, Tenderave dhe Ankandeve të Shitjes së gjithçkaje me emrin Shqipëri. Përgjatë vitit 2001 deri në 2011 ishte çdo vit si relatorja e buxhetit të Bashkisë së Ramës në Këshillin Bashkiak Tiranë. Milva Ekonomi, një ndër njerëzit më të rëndësishëm të Soros në Shqipëri që prej 1998 kur Soros e solli me mision të paracaktuar, themeloi skemën më të njohur spekulative “Fondacioni Besa”, që u themelua me kapital 1 milionë dollar nga Soros dhe 29 milionë nga Qeveria Shqiptare, dhe që në vitin 2008 kur u falsifikuan dokumentet e Gjykatës nga Ariana Fullani dhe Linda Rama që nga OJF të konvertohej në biznes, pronë e Soros, konsiderohej me një xhiro prej 280 milionë dollarësh dhe sot duhet të ketë arritur të paktën 600 milionë USD. Milva Ekonomi është personi që bashkëmenaxhoi për llogari të Sorosit zhdukjen e çdo dokumenti financiar të programit AEDP që në emër të rikonstruksionit dhe ndërtimit të shkollave Fondacioni Soros thjesht i lyente fasadat me bojëra alla Rama ku vlera e kontributeve të qeverive të huaja dhe fondacioneve të ndryshme thuhej se shkonte mbi 100 milionë dollarë, si pjesë e kontributit për krizën kosovare. Milva Ekononomi është personi zyrtar i Soros që themeloi dhe ishte kryetare e Bordit të Lëvizjes MJAFT, Bordit të organizatës G99, Institutit AGENDA, biznesit të përbashkët me Eduard Zaloshnjën IPS (të mbyllur në 2010), “regjistruesja” e çdo pasurie në Kosovë kur u bë “inventari” dhe regjistrimi i të gjithë pasurive dhe popullsisë së Kosovës (në kuadër të Agjencisë Europiane për Rindërtim – EAR në Kosovë, në projektin mbi Mbështetjen në Sistemin Statistikor dhe Përgatitjen e Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë 2007 – 2008 dhe të Statistikave Suedeze të financuar nga Sida në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku punoi gjatë viteve 2008 – 2013, në hartimin e legjislacionit statistikor dhe ndërtimin e Programit Zyrtar të Statistikave Kombëtare). Dhe çdo kush që punon në fushën e pronave të patundshme e di shumë mirë se sa qindra milionë euro vlen ky lloj informacioni hipotekash sidomos në një vend me probleme të mëdha dokumentacioni si Kosova e pas luftës. Ndërkohë që gjithë shqiptarët të majtë apo të djathtë urrejnë “hajdutin” Beqja (siç e akuzon Opozita dhe gjithë dynjaja) nuk e dinë se çdo koncesion dhe “hajdutllik” tjetër ankandesh në shëndetësi teknikisht është realizuar nga Zv. Ministrja Milva Ekonomi, ndërkohë Beqja vetëm firmoste me atë buzëqeshjen e tij karakteristike emblematike sipas parimit “ujku, ujku por çakalli bën kërdinë”. Po pra, Milva Ekonomi, “Njeriu i Artë i Sorosit për Shqipërinë”, pasi mbylli gjithë pazaret e miliardave të koncesioneve shëndetësorë dhe tenderave farmaceutik për llogari të Oligarkinë Sorosiane dhe atë të Bllokut, menjëherë pas vizitës së Kerrit që sipas gojëve të “Rilindjes” së disa mediave ishte mik i vjetër i Soros, u vendos në krye të Ministrisë së Ekonomisë së Koncesioneve, Tenderave dhe Ankandeve të Shitjes së gjithçkaje me emrin Shqipëri. Ndërkohë nga kushdo që e njeh skenarin e tranzicionit të pushtetit sorosian nga Rama te Veliaj e di shumë mirë se çfarë roli dhe peshe kryesore ka Milva Ekonomi në transaksionet e trafikut të influencave nga Rama te Veliaj.

Janullatos-Kokkalis-Soros dhe lëvizja e përkthyesit të Mbretit 
Ndërkohë mësuesi i anglishtes dhe njohës i greqishtes dhe rusishtes Arben Ahmetaj, i cili u fut në tregun politik nga Fatos Nano pas rekomandimeve të Janullatosit bazuar te network-u i Sokrates Kokkalis (ku bëjnë pjesë siç dihet Genc Pollo, Dritan Prifti, Niko Peleshi, Kosta Barjaba etj,), network, i cili financohet zyrtarisht nga Soros, u emërua në 2013 si Ministër i Skenarit të Gropës Financiare të Falimentimit Ekonomik të Shqipërisë në kuadër të programit të Kokkalis-Soros “Economic Growth of Albania” nga Qendra CID në Harward Kenedy School of Government (që prej 3 vjetësh prodhon nëpërmjet 21 këshilltarëve të vet në 7 Ministri të gjithë dizenjimin dhe monitorimin e çdo koncesioni dhe zonave ekonomike të njohur si PPP apo zonat e Spitallës, Koplikut, etj. dhe çdo bazë tjetër ligjore të burgimit fiskal apo të dritave, gjobave fiskale apo doganore, çdo shpronësimi apo shtetëzimi të trojeve turistike, etj). Në fakt sipas parashikimit të vetë Programit të Kokkalis – Soros për Falimentimin Ekonomik të Shqipërisë (me emrin ironik “Economik Growth of Albania) Ministrisë së Financave në fazën e re të programit, direkt pas vizitës së mikut të Soros (sipas Mero Bazes dhe rilindistëve të tjerë të medias) John Kerrit, i duhej një përkthyes anglishteje, që njeh greqishten dhe rusishten. Sepse Cani i “katedrave universitare” e realizoi fazën e parë të hapjes së gropës financiare, por ai nuk është një njohës i mirë i anglishtes, greqishtes dhe rusishtes dhe ndaj tani duhet një përkthyes që zbaton me përpikëri, gërmë për gërmë çdo urdhër të konsorciumit Soros-Kokkalis për Fazën e Dytë të Gropës Sorosiane ku po fundoset Shqipëria si dikur gropa sorosiane e Argjentinës apo e Malajzisë të ngjashme për nga përmasat të gropës së falimentimit të Greqisë. Ahmetaj pasi ndërtoi gjithë infrastrukturën e shitjes së Shqipërisë në Ministrinë ia kaloi karrigen Milva Ekonomit si eksperte e transaksioneve të ankandit ku po shitet Shqipëria. Ndërkohë vetë ai, sipas porosisë së drejtorit të CID, ndihmësit të Soros, Prof. Rikardo Hausman, (zëvendësues i Prof. Elanye Papulias krahut të djathtë të Sokrates Kokkalis), mori karrigen e Canit, pikërisht për të hedhur dheun mbi gropën ku po varroset Shqipëria. 
Mafia sorosiane: lista e pushtetarëve dhe ish – pushtetarëve, që kanë kapur Shqipërinë
Janë të paktën 5 ministra në qeverinë Rama që janë financuar direkt nga miliarderi amerikan 86-vjeçar Soros. Ndërkaq të tjerë njerëz të afërt të Ramës rezultojnë sërish pjesë e klanit të Sorosit që kapur pushtetin në Shqipëri. Milva Ekonomi, Eglantina Gjermeni, Ditmir Bushati, Ilir Beqja, Erion Veliaj, Mirela Kumbaro, Endri Fuga, Arbjan Mazniku etj janë disa nga zyrtarët më të lartë të cilët menaxhohen nga Soros. Në vitin 2008, në bilancin e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur ka dhënë një total grantesh prej 187.270.00 $. Prej tyre Ditmir Bushati ka marrë 57.296 dollarë nëpërmjet Lëvizjes Europianë në Shqipëri të drejtuar prej tij, sot në dorën e bashkëshortes së tij. Eglantina Gjermeni 35.000.00 $ nëpërmjet shoqatës Aleanca Gjinore. Vasilika Hysi deputete 42.100.00 $ përmes postit të saj në krye të Komitetit të Helsinkit. Po ashtu edhe Erion Veliaj në krye të “MJAFT” u financua nga Soros me 72.000.00 $. Kështu Milva Ekonomi, njeriu i Soros në Shqipëri që prej 1998, njihet si themeluese e skemës më të njohur spekulative “Fondacioni Besa” me kapital 1 milionë dollarë nga Soros dhe 29 milionë nga Qeveria Shqiptare. Por ajo që i jep kaq shumë fuqi miliarderit 86-vjeçar në vend është afërsia me kryeministrin e vendit Edi Rama. Soros në vitin 1998-2000 do të financonte mbi 1 milion dollarë për Edi Ramën, në kohë kur ai ishte ministër i Kulturës. Endri Fuga– Këshilltari i Kryeministrit Rama dhe njeriu më i afërt i tij, në vitin 2000-2004 ka menaxhuar 900 -100.000 dollarë për çdo vit. Ai ka qenë ish- kryetar i bordit të programeve të Iniciativës të Evropës Juglindore për Rininë të Fondacionit Soros. Shkëlqim Cani – ish ministër i Financave dhe ish guvernator i Bankës së Shqipërisë ka qenë drejtor i Fondacionit “Besa” në vitin 2000. Elisa Spiropali– ish-Kryetarja e FRESH dhe ish- Drejtoresha e përgjithshme e Doganave, sot anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Një tjetër Spin off e Soros. Anëtare e lëvizjes “Mjaft” derisa u angazhua në zgjedhjet e vitit 2009. Olta Xhaçka – anëtare e lëvizjes “Mjaft” e sponsorizuar nga Soros deri në angazhimin e saj në zgjedhjet e 2009, ku u zgjodh edhe deputete. Delina Fico- ishte anëtare për 20 vjet e bordit drejtues të Soros dhe më pas për 8 vjet drejtoreshë e programeve të tij. Ajo ishte kryetare e disa shoqatave të krijuara nga Soros. Por krahas pushtetit, skema sorosiane ka prekur edhe PD, sidomos në pjesën kur doli në opozitë. Sipas avokatit Altin Goxhaj tek kjo parti nisi skenari për sorosizimin e PD dhe kapjes së plotë të saj nga Kolona e Pestë e Soros. Në këtë skemë përfshihen emrat e Genc Pollos, Genc Rulit, Majlinda Bregut, Besnik Aliajt, Grida Dumës e Sherefedin Shehut. Po ashtu ndër personat, që u shërbejnë njerëzve të Soros janë edhe Kreshnik Çollaku që i shërben totalisht Pollos, Ervin Salianji që i shërben Henri Çilit dhe Jorida Tabaku që i shërben dhe është produkt i Koço Kokëdhimës. Miliarderi Soros përmes këtij “investimi” tek njerëz që më pas katapultohen në poste tepër të rëndësishme të pushtetit dhe medias mundëson kontrollin e shumë prej vendimmarrjeve të vendit.
Sigal