“Solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj”, Kryemadhi: Dënojmë sulmin brutal nga forcat ushtarake të Rusisë

183
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dënuar me forcë sulmin brutal nga Rusia në Ukrainë.

Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se “qëndrojmë të vendosur me aleatët dhe partnerët tanë në NATO dhe BE, për një përgjigje të përbashkët dhe definitive, që garanton paqen dhe sigurinë e popullit të Ukrainës dhe botës”.

Postimi i plotë:

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreh solidaritetin e plotë me Ukrainën dhe popullin e saj.

Ne dënojmë me forcë sulmin brutal nga forcat militare të Rusisë mbi ta, dhe qëndrojmë të vendosur me aleatët dhe partnerët tanë në NATO dhe BE, për një përgjigje të përbashkët dhe definitive, që garanton paqen dhe sigurinë e popullit të Ukrainës dhe botës.