Solidaritet me gazetarin Simon Shkreli/ Shoqata e Gazetarëve Profesionistë thirrje Gledis Nanos

262
Sigal

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh indinjatën e thellë për dhunën verbale të ushtruar ndaj gazetarit Simon Shkreli nga efektivë të forcave të RENEA-s.

Gazetari po filmonte me celular një aksion që po zhvillohej në hapësirë publike në qytetin e Shkodrës dhe është dhunuar verbalisht duke u ofenduar me fjalë fyese, në sy të dy fëmijëve të mitur, edhe pse ka paraqitur dokumentin e gazetarit.

Kjo sjellje bëhet edhe më skandaloze pasi vjen nga forcat elitare të policisë së shtetit sic është RENEA e jo nga efektive të thjeshtë policie.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i shpreh solidaritetin kolegut Simon Shkreli dhe i bën thirrje SHCBA-së të hetojë këtë rast dhe të verë para përgjegjësisë ligjore autorin apo autorët.

U bëjmë thirrje Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm që të marrin masa, që efektivë të tillë, të nxirren jashtë rradhëve të uniformave blu.