Socialistët e Sarandës: PS-ja, parti e bërrylave

535
Sigal

SARANDË/ Deputetja Luiza Xhuvani në hipokrizinë e radhës. E sigurt për kryesinë e listës, premton rotacionin

Listat e pritshme për kandidatët deputetë po pasohen nga sondazhe mediatike, ku barazia gjinore as që shfaqet, publikimi si i rastësishëm i disa prej emrave ekzistues si deputetë po shoqërohet me kthimin e tyre në bazë, por jo me ndonjë fushatë promovimi të grave të tjera. Një nga këto shfaqje, që i imponojnë praninë po ndodh dhe në Sarandë. Ka ditë që deputetja Luiza Xhuvani shfaqet në mjediset publike të organizuara nga administrata e Bashkisë Sarandë dhe gra anëtare të forumeve të partisë së saj. E paralajmëruar si veprimtari e grave të PS-së ka qenë dhe pasditja mbrëmje e 6 marsit. Edhe pse lajmi i bërë publik u pasua nga një keqardhje për ikjen e aktorit të mirënjohur, kolegut të saj, Luiza Xhuvani festoi dhe kërceu deri vonë, madje, festimet vazhduan edhe të nesërmen me drekën për mësueset si dhe në gjithë veprimtaritë e stisura për të qenë e shfaqur ajo me sloganin tashmë të shkurtuar se: “Fitorja është shumë e lehtë le të jemi bashkë për 23 Qershorin”. Ky mesazh po përkthehet nga dashamirëset e saj në Sarandë si siguri se ajo është padiskutim në krye të listës dhe “rotacioni i përfolur” do t’i jap mandatin sërish. Gratë e prekura nga shkelja e statutit të PS-së me emërimet në krye të forumeve janë tërhequr disi, nën presionin se mund të humbasin si punën në administratën lokale qoftë sigurinë e nuk do t’i harrojnë pas “rotacionit të 23 Qershorit”. Asnjë fjalë për programin politik të programit “Rilindja” pasi nga rezultatet e qeverisjes lokale me transparencë financiare të munguar, qytetarët nuk besojnë më te ndonjë potencial i pazbuluar energjish te njerëzit që drejtojnë PS-së lokale. Festat e bëra për Luiza Xhuvanin, tashmë e sigurt në krye të listës, paguhen nga buxheti i bashkisë dhe në to përfitojnë vetëm gratë militante mike të deputetes, administrate lokale si dhe anëtaret e forumeve. Oborri i aktores deputete zgjerohet apo ngushtohet sipas klimës së interesave që pritet të përmbushen pas rotacionit të shumë kërkuar për fitoren e tyre.

Mocioni i socialistëve, i vërtetë: Tirana kthen përgjigje

Luiza Xhuvani e jep opinionin me shkrim për mocionin. Shmangu përballjen duke dorëzuar një letër. Ajo nuk u përball me socialistët e Sarandës, në mbledhjen e komisionit, por dorëzoi një letër me një opinion mbi Gjergji Xhuvani. Në opinionin dorëzuar në Komisionin e Garancive Statutore të PS-së, deputetja Luiza Xhuvani nuk sqaron pozicionin apo përdorimin e autoritetit të Edi Ramës, në Sarandë, po thjesht “komplimenton” në përgjithësi kryetarin që vetë ja përdori autoritetin. Nën frazat “pak e ekzagjeruar, ndoshta kështu me duket”, apo “kemi defektet tona, dobësitë tona, pse jo ndonjëherë, edhe subjektivizëm”, një mori fjalësh që lënë për të dëshiruar në kulturën gjuhësore të shkrueses, të protokolluara në datë 18 janar, me nr.2 të Protokollit. Ndërsa në përgjigjen e dërguar për mbledhjen e 5 janarit, mbi mocionin e 70 socialistëve anëtarë të Asamblesë Socialiste të Zgjeruar, nga Komisioni i Garancive Statutore, për dijeni Kryetarit të Asamblesë Kombëtare sh. Gramoz Ruçi, pohohet shqetësimi i socialistëve të Sarandës, por përgjegjësia do të shqyrtohet më vonë nga Asambleja Kombëtare, meqë bëhet fjalë për votëbesim të një kryetari.

Socialistët e Sarandës: PS-ja, parti e bërrylave

Fobia nga frika e daljes së të vërtetave jashtë mbledhjeve të mbyllura dhe frika nga media, e mban informacionin peng të kapur në nivel lokal për shkak të mungesës së individualiteteve apo financave, të kapur në nivel kombëtar deri diku nga fondi i reklamës turistike që nuk bëhet transparent në zëra. Në një reagim kolektiv nuk përjashtohet fakti se edhe PS-ja ka luftë bërrylash dhe se janë probleme të brendshme jo në interes të lexuesve. Në fakt, pas një dite ndërkombëtare për gruan, endjet e deputetes Xhuvani do mbyllen duke marrë nga pas drejt kryeqytetit klimën se ajo është e mbështetur nga baza dhe jo se në bazë ka gra që mund t’i mbështesë apo promovojë si kandidate për deputete e madje, në krye të listës.