Sigal

Qyteti i Çorovodës dhe gjithë Skrapari mund të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm. Burime SH.A. Ujësjellës në Skrapar thanë se Dega e Shitjes së OSHEE ka kërkuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike të disa kabinave.

Jo zyrtarisht thuhet se arsyeja e ndërprerjes mendohet se lidhet me mos shlyerjen e detyrimeve të mëparshme. Ndërkohë që Ujësjellës Sh.a. së fundmi ka përfituar një mbështetje financiare nga shteti në shumë të përafërt prej rreth 30 milionë lekë të vjetra. Kjo shumë parash është dhënë si rezultante e punës së mirë.

Ndërsa jepen shpërblime për punë të mirë, nuk kuptohet se përse kërkohet ndërprerja e ujit për faturat e pambledhura.