Skrapari bojkoton Kryeministrin Edi Rama!

644
Sigal

Nga Gëzim Tomorrica

Kryeministri Edi Rama në kuadër të farsës elektorale të 30 qershorit zgjedhjeve pa prezencën e opozitës zhvilloi ditën e sotme takimin e tij në Skrapar.
Ajo që u vu re ishte injorimi i qytetarëve të Skraparit ndaj këtij takimi. Pjesëmarrësit në takim ishin punonjës të adminstratës , arsimit, shëndetësisë ,elektriku, etj.
Drejtorët e paaftë dhe të pashkollë të Rilindjes që herët në mëngjes ,intimidonin punonjësit e tyre me largim nga puna dhe me bllok në dorë kontrollonin pjesëmarrjen e tyre në takim.
Në takim ishim dhe mjete të shumta nga Tirana, Berati dhe Policani për ti dhënë Kryeministrit perceptimin se populli e do.
Takimin e hapi deputeti socialist Adnor Shameti ,deputeti memec dhe inatçor, që asnjëherë nuk ja ka falur Skraparit mosvotimin e tij në zgjedhjet e kaluara si dhe diferencën e ndjeshme të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke marrë me pak se 1500 vota se deputeti tjetër i opozitës dhe duket se ky mllef I akumuluar prej tij ka ndikuar, që Skrapari për herë të parë ndjehet i përçarë .
Por memecëria e tij u evidentua qartazi me hapjen e mitingut në të cilin papritur ligjërata e tij shkaktoi ilaritet të pjesëmarrësit dhe irritim te Kryeministri.
Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama nuk pati kurajo të mohojë punën e mirë të bashkisë Skrapar dhe pranoi se Skrapari ka zhvillime të dukshme pozitive ,por pa treguar si kanë ardhur këto ndryshme ,pa përmendur punën e bashkisë dhe Kryetarit të saj.
Premtoi që do të bëjë rrugën me Përmetin, por pa ju shpjeguar skrapalinjve përse nuk e vazhdoi atë, por bëri vetëm 5 km rrugë dhe nuk financoi lotin tjeter pasues për vazhdimin e saj.
Premtoi furnizmimin me ujë 24 orë në ditë pa ju shpjeguar se përse I ka anashkaluar projektet e bashkisë për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, duke i lënë projektet të flenë prej më shumë se 2 vitesh

Në fjalimin e tij retorike, ka plagjaturë e përdorur më parë dhe në bashkinë Përmet. Ai përmendi se në bashki ka njerëz që janë jashtë shtetit dhe që paguhen në bashkinë Skrapar.
Së fundi ai konfirmoi që është gati të bëjë gjithçka që ta ketë për vetë pushtetin lokal duke e kthyer për herë të parë në Shqipëri pas 28 viteve sistemin monopartiak, ku njerëzit janë të detyruarqë të votojnë jo të zgjedhin sipas standartit demokratik që bota e civilizuar përdor sot.
Në fund të takimit foli dhe Kandidati I emëruar për bashkinë Skrapar Z.Adriatik Mema, i cili foli se me ardhjen e tij ai do të bëjë reformë, pasi stafi i bashkisë është i fryrë .
Kandidati në fjalë do të bëntë mirë t`ju shpjegonte pjesëmarrësve në takim mënyrën se si do ta menaxhojë bashkinë, pasi distanca e gjatë kohore e shkëputur nga Skrapari si dhe integrimi ifamiljes se tij në Tiranë nuk ja mundësojnë një qëndrim të gjatë në bashki apo do ta menaxhojë nëpërmjet N/Kryetarëve duke ja u deleguar atyre kopetencat dhe Skrapalinjtë e kanë të freskët në memorien e tyre menaxhimin nga N/Kryetarët se sa efektiv është ai .
Mos vallë do të bëjë të njëjtën gjë dhe me stafin e kandidati I bashkisë duke mbledhur njerëz të paaftë dhe pijanece, duke shëtitur fshat më fshat për të pirë raki e ngrënë mish .Ky është modeli që Rilindja ofron.
Skrapalinjtë me bojkotimin e tyre në takimin e sotëm ja dhanë përgjigjen Kryeministrit në ikje se ata nuk janë dakord të shkojnë në votime dhe të votojnë për njerëz që nuk kanë lidhje me Skraparin, të katapultuar gabimisht aty .