Skenari “Doshi” bën SHISH “për ujë të ftohtë”, 1.2 milionë lekë tender… për pije freskuese!

461
Sigal

Ndërsa gjithë politika, shteti, drejtësia dhe shqiptarët janë përfshirë prej 1 jave në debatin mbi skenarin “Doshi”, shërbimi sekret shtetëror, ose SHISH siç i thuhet simbolikisht, nuk ka mundur të përballojë dot këtë situatë të “nxehtë”, me të cilën është përballur befasisht. Skenari Doshi e ka gjetur aq të pa përgatitur SHISH-in, sa ky shërbim, në vend që të jepte informacion për skenarin “Doshi”, ka nisur të dalë kafeneve e rrugëve dhe të kërkojë informacion. I gjendur përballë faktit, që SHISH-i shqiptar as mbledh, as jep dhe as i japin informacion as institucionet shtetërore, pas skenarit “Doshi” po përjeton një situatë aq të sikletshme, sikur të jetë bërë “për ujë të ftohtë”. Pa asnjë dëshirë e fuqi për të vepruar mbi këtë skenar, zbulimi i të cilit është detyrë e tij, SHISH ka menduar të dalë nga kjo situatë “vape”, duke përdorur pije freskuese. Në nr. 8, datë 2 mars 2015 të Buletinit të Prokurimeve Publike, institucioni i SHISH ka shpallur një tender “interesant”, me objekt “Blerje pije freskuese”. Fondi i paracaktuar për këtë blerje është 937 mijë e 400 lekë të reja, pa taksën 20% TVSH, ndërsa me taksën 20% TVSH, fondi shkon në 1.2 milionë lekë. Oferta nuk e përcakton llojshmërinë e artikujve të pijeve freskuese që do të blihen prej SHISH, por ajo që dëgjohet këto ditë në zyrat e këtij shërbimi është “thashethemi” i përhapur se këto pije freskuese që do blihen, do të përdoren si “bonus” për spiunët që do sjellin versionin e saktë të skenarit “Doshi”.