“Skenarët e përballimit të epidemive”- Prof. Barbullushi: Të vërtetat Universale të koronavirusit

483
Sigal

Nga Myftar Barbullushi

Te vertetat Universale te Covid-19

Alber Kamy, shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, e fillon romanin e tij te famshem ‘Murtaja’ nepermjet nje  pershkrimi realisht befasues per lexuesin.

Ne mengjesin e 16 prillit, ndersa dilte nga salla e operaracionit, Dr Bernard Rieux ndjeu se shkeli ne dicka te bute. Ishte nje mi i ngordhur ne mes te dhomes. Meqe nxitonte, e shtyu me kembe dhe zbriti shkallet qete qete‘.

Miu i ngordhur simbolizon dhe misheron rrugen e heshtur, detajet e vogla, gati gati te padukshme, permes te cilave shfaqen epidemite. Me pas, artistikisht, mjeshtri zberthen thelbin e vecante te epidemise, shtrirjen e saj ne formen e nje drame artistike ne 4 akte, elementet e pare te epidemise, perceptimi individual i saj, interpretimi shoqeror, dhe pergjigja mjeksore dhe sociale ndaj saj.

Pikerisht ne kete pershkrim te jashtezakonshem te epidemise se murtajes nga Albert Camus,  do ta gjente frymëzimin Charles Rosenberg per te realizuar strukturën arketipike të epidemive, ne berthamen e se ciles mund te gjenden e identifikohen të vërtetat universale në lidhje me mënyrën se si shoqëritë ne shekuj kane pesuar, e me pas kane reaguar, ndaj epidemive te sëmundjeve ngjitëse. Pra, thjesht nje celes ky, kopil, ne pritje te celesave  me te cilat po merren shkencetaret ne te gjithe boten, qe do te shkycin perfundimisht enigmat e kesaj  drame te koheve moderne te rivizituara nga Covid-19.

Të vërtetat e epidemive ne shekuj

Aspekti me dramatik i reagimit te shoqerive ndaj epidemive eshte deshira për të identifikuar përgjegjësit. Nga hebrenjtë në Evropën mesjetare e deri tek çantat e lojërave në tregjet kineze, gjithmone eshte dikush fajtor. Ky diskutim i fajit favorizohet nga ndarjet ekzistuese shoqërore si feja, raca, përkatësia etnike, klasa apo identitetit gjinor. Kina na e solli, themi te gjithe sot.

Së dyti, epidemitë shenjestrojne koken e punonjësve te shëndetësise. Sa shume mjekë dhe infermjere vdiqën gjatë epidemive të murtajës në Evropën mesjetare, gjatë epidemise se etheve të verdha në Filadelfia në 1793, gjatë epidemisë së Ebolës në 2014 dhe tani në Kinë. Edhe pse kjo vdekshmëri e larte pasqyron gatishmërinë e mjekeve dhe infermjereve për të vënë veten në rrezik ne emer te mbrojtjes te jetës, ajo gjithashtu mund të padisë qeveritë që i lene klinicistet të përballen me epidemine pa mjetet dhe sistemet e duhura, pa te cilat ata nuk mund të jene të sigurt. Nese shohim shifrat tona modeste te epidemise, numuri i punonjesve te shendetesise, te prekur, eshte dukshem i larte.

Se treti, një temë tjetër e përsëritur në analizat historike të epidemive është se ndërhyrjet mjekësore shpesh here nuk arrijnë të realizojnë premtimin e tyre, te ndalojne epidemine. Edhe pse vaksina kunder Lise u përshkrua për herë të parë në 1798, u deshën gati 180 vjet për të arritur suksesin. Në vitin 1900, drejtuesit e shëndetësisë ne San Francisko rrethuan me litar Chinatown në përpjekje për të izoluar shpërthimin e murtajës bubonike; vetëm të bardhët (dhe me sa duket edhe minjtë) mund të hynin e të dilnin nga lagja. As ky operacion nuk pati efektin e dëshiruar.

Sifilisi, një nga sfidat e mëdha të fillimit të shekullit XX, mund të ishte zhdukur, se paku teorikisht, nëse të gjithë do të kishin respektuar dy gjera ne dukje te thjeshta, por te domosdoshme, abstinencën seksuale absolute ose një regjim monogamie.

Virusi i imunitetit të njeriut (HIV), në vitet 1980, mund të ishte dominuar, por nuk ndodhi. Megjithëse ardhja e terapisë efektive antiretrovirale në 1996 e uli në mënyrë drastike vdekshmërinë e lidhur me SIDA-n, ajo nuk mundi t’i japë fund asaj.

Pra, siç konkludon historiani Allan Brandt, “premtimi i sferes magjike nuk është përmbushur kurrë ne asnje epidemi”.

Se katerti, kursi i epidemive te deritanishem ka qene shume i ndryshem,  nga histori epidemish katastrofike, ekstremisht te rralla, e deri ne epidemi si flake kashte, qe nuk na ndihmojne per nje parashikim mbi kursin e pritshem te Covid-19.

Disa ekspertë fataliste paralajmërojnë se gjysma e popullsisë së botës do të infektohet brenda ketij viti, një incidencë që mund të rezultojë në mbi 100 milion vdekje. Historitë e epidemive katastrofike jane shume te rralla, ndaj nje skenar i tille  duhet të jetë thuajse i pamundur. Megjithate, fatkeqesisht, egziston si mundësi. Kete skenar ata e mbeshtesin ne kombinimin e nje virusi shume agresiv me shoqerite aktuale, që ofrojnë kontaktin njeri-kafshë, dyndjen urbane, udhëtimet globale dhe nje popullsi te stresuar nga rritja e  pabarazise sociale. Historia sugjeron qe, pikerisht, kjo mundesi ekstremisht e vogel ne cdo epidemi shoqerohet nga paniku dhe frikera te egzagjeruara, qe jane me te rrezikshme se sa vete epidemia.

Nga ana tjeter, historia na sjell shumë shembuj të panikut ndaj epidemive, që, ne te vertete, nuk u materializuan kurrë (psh. Gripi H1N1 në 1976, 2006 dhe 2009). Per me teper, Kina tregoi se kjo epidemi mund te mbahet nen kontroll.

Se pesti, skenaret e perballimit te epidemive te meparshme kane qene te ndryshem. Historia e  epidemive na ofron te pakten 2 skenare te cilat po gjykohen si zgjedhje ne europen e sotme.

Mosizolimi, pra lenia e virusit te qarkulloje lirshem qe te preke 60% te popullates e kesisoj te coje ne te ashtuquajturen imunizim i tufes, perndryshe i komunitetit human. Por cili eshte cmimi i ketij imunizimi? Le te bejme nje llogari. Marrim me optimizem vdekshmerine 2%. Ne 1 milion banore, nese nuk do mjekojme, do kemi 20 mije te vdekur. Me tej me llogarite vazhdoni vete. Pra ky do te ishte cmimi i ketij imunizimi.

Izolimi, pra vendosja e masave kufizuese, jane skenari tjeter i mundshem. Ky skenar tenton te zgjidhe problemin permes distancimit social dhe veteizolimit ne shtepi, nder te tjera, edhe per te mos mbingarkuar, pertej kapaciteteve funksionuese, sistemet shendetesore te perfshira ne perballimin nje epidemie te tille. Sipas mbeshtetesve te ketij skenari, eshte me humane te arrish imunizimin e shoqerise, nepermjet vaksines dhe jo duke e lene te lire virusin. Per me teper, ende nuk e dime nese imuniteti i realizuar do jete i perjetshem apo jo.

Sfida me e madhe e perzgjedhjes se skenarit te duhur, i takoi Kines, e cila vendosi per aplikimin e masave drakoniane qe ne thelb kishin izolimin. Kina ia doli, megjithe koston e shkeljes se te drejtave te njeriut.

Italise iu desh, edhe pse me vonese, te ndjeke te njejten rruge. Vonesat dhe pasigurite ne lidhje me qasjen e duhur rrezikuan te kolapsojne sistemin shendetesor mjaft solid si ai i Lombardise. Fatmiresisht, nga raportimet me te fundit, edhe pse nuk eshte arritur ende piku, trendi i rasteve te reja te infektuara eshte ne renie.

Shqiperia ka zgjedhur pa medyshje, qe ne fillim, te njejten qasje, duke nxjerre mesimet e duhura nga gabimet e fqinjve italiane.

Anglezet, gjithmone me qasje me ndryshe, shokuan mbase me frazen e bujshme te Boris Johnson “Pergatituni te pranoni viktima ne familje dhe ne njerezit tuaj te dashur“, duke zgjedhur te mos izolohen,  por nuk kaloi shume e, edhe ata, po shkojne drejt izolimit.

Ne vend te refleksioneve…..

Ndërsa epidemia e Covid-19 është shpalosur me nje panik te papare ne kohet moderne, natyrshem lindin nje sere dilemash.

Perse kaq shumë njerez ne bote refuzojnë vaksinat e gripit ? Perse Kina e mbylli ekonominë e saj për të luftuar Covid-19, ndërsa bën shume pak për të ndaluar përdorimin e cigareve, pergjegjes  per  miljona vdekje? Perse bota eshte e qete kur vetem ne nje vit vdesin 4 miljon nga diabeti, apo kur rreth 14% e popullates po humb funksionin e veshkave dhe shkon drejt dializes ?

Besoj se, pasi virusi te kaloje e ne te riderdhemi ne jeten tone te mepareshme, disa gjera te ripara e te rivleresuara ne dhomen e zeze te izolimit ti kemi mesuar.

Sa gjera po mesojme.

Po mesojme te reflektojme.. Sa shume kemi nevoje te reflektojme… Po mesojme se duhet te ridimensionojme e rivleresojme disa profesione qe, duke i marre te mireqene, harrojme se i neperkembim.

Po mesojme se edhe ato vajzat e reja qe qendrojne ne kasat e supermarketeve, te hapura dite e nate, me njerez qe ju afrohen ne fytyre, te pakten ti falenderojme.

Po kujtohemi per raportin me shtepine dhe vlerat e verteta te saj. Po rikujtohemi se ne cilen qoshe te shtepise, prej vitesh i kemi hedhur librat, apo po kujtohemi qe bibliotekat nuk jane dekor. Po mesohemi ta kalojme darken pa sport.

Po rikuptojme bukurine revolucionare te internetit dhe te mjeteve te tjera sociale, qe, kur perdoren mire, jane te mrekullueshme. Po mesojme se, kur vdekja pipetin ne ajer, paraja nuk qenka gjithcka. Po mesojme se sa te lidhur jemi me njeri tjetrin.  Nese ti del, me ben dem mua. Ne se une dal, te bej dem ty.

Myftar Barbullushi

P.S.  ne mbyllje te librit Camus insiston “murtaja nuk zhduket dhe nuk vdes asnjëherë përfundimisht. Ajo qëndron e fshehur për dhjetëra vite… tek mobiliet ose rrobat… pret me padurim në dhomat e gjumit, qilaret, tek shamitë, apo letrat e vjetra dhe, kur të vijë dita, murtaja do të ringjallet dhe do të dërgojë minjtë e saj për të mbjellë vdekjen në një qytet që jeton mirë e bukur”.

Fatkeqesisht, librin nuk e kishim lexuar aq mire dhe u gjendem te papergatitur e, mbase prape keshtu do te jemi perseri, pasi te kete mbaruar edhe akti i fundit i kesaj drame qe, gjithsesi, do te mbyllet me sukses. Kurajo miq.