Skaneri i “Shefqet Ndroqit” me defekt, pacientët dërgohen te Infektivi për kontrolle

222
Sigal

Aparatura e skanerit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ka dalë jashtë funksionit.

Pacientët e shtruar të infektuar nga Covid-19 transportohen me ambulancë për të kryer diagnostikimin në spitalin Infektiv.

Sipas ‘News 24’, skaneri është jashtë funksionit prej tre ditësh, ndërsa shkak i prishjes së tij është bërë fluksi i madh i përdorimit.

Urgjencat që kanë për të bërë skanerin, si fillim dërgohen në Infektiv, dhe më pas përcillen për në COVID2.