Skandali/ Spitali i Gjirokastrës detyron pacientët të blejnë ilaçet, serumet, jashtë spitalit

582
Sigal

Spitale për .. në spital

Daniel Cana

Jemi në vitin 2020, dhe është jo vetëm turp, por krim i madh ndaj qytetarëve, ndaj popullit të qarkut të Gjirokastrës, që spitali i vetëm për gjithë qarkun, detyron pacientët e saj, të shtruar edhe urgjentisht, të blejnë ilaçet, serumet, e çdo gjë, me para në dorë, jashtë spitalit!
Është për të vënë duart në kokë, kur Kryetari i Bashkisë, z.Flamur Golemi, është vet doktor dhe ka çuar në gjendje të tillë spitalin e vetëm të Gjirokastrës!
Sapo flas me vëllain tim të madh, i shtruar pardje në atë spital, në pavionin e kirurgjisë, me rrjedhje gjaku nga stomaku. Dje e bënë problem të madh dhe nuk e trasferonin dot për në Tiranë, sepse kishte mungesë të madhe gjaku, (sipas doktorit kirurg që e ka në kujdestari).
Spitali nuk ka gjak për këto raste urgjente dhe u bënë thirrje familjarëve, të afërmve, të japin gjak. Edhe kjo nuk më duket aspak normale, megjithatë, sikur të mos mjaftonte kjo, sot e detyrojnë gruan e vëllait dhe fëmijët, që të shkojnë në farmacinë jashtë spitalit, të blejnë serum dhe medikamente që duhen për mjekimin…! Mbase edhe ajo farmaci është e doktorrit që “kujdeset aq bukur”!
Do ti drejtohesha fiks-fare të shikonte këto raste spse e kemi parë se ai bën punë më shumë se ministria përkatëse, apo vetë kryeministria, të cilët e ngopën popullin me parulla kundër korrupsionit! Ku është “Fiksi” apo “Stop”! Ku është doktori, kryebashkiak, i cili me sa shikoj unë, kujdeset për xhepin dhe karrierën e tij dhe jo për qytetarët?

Turp për gjithë të zgjedhurit nga populli, që përpara zgjedhjeve tregohen dinak dhe pas zgjedhjeve zgjebarak…!
Që duhet të marrin fund këto dallavere në kurriz të popullit, të gjithë e dinë, po KUR?…

Këtë nuk dimë dhe as po shpresojmë, deri sa të boshatiset e gjithë Shqipëria, ca nga sëmundjet dhe ca nga uria…!

Krim i madh ndaj qytetarëve, ndaj popullit të qarkut të Gjirokastrës, që spitali i vetëm për gjithë qarkun, detyron pacientët e saj, të shtruar edhe urgjentisht, të blejnë ilaçet, serumet, e çdo gjë, me para në dorë, jashtë spitalit!