Skandali, rrugorët: Pajisuni me kutitë e reja të ndihmës së shpejtë, ndryshe gjoba

    Shoferët: I kemi, por s’na njohin. Një biznes me lidhje në qeveri, ka sjellë qindra mijëra të tilla

    Vështirë që ndër qindra apo më shumë policë rrugorë që dalin ditën e natën në rrugët tona të shohësh ndonjë pa bllokun e gjobave në duar, ndërkohë, të kthyer në gjobëvënës, ata e kanë të pamundur të sigurojnë normalitet në qarkullimin e mjeteve dhe të frenojnë tragjeditë e në rritje me viktima dhe të gjymtuar. Ndoshta, kjo mënyrë sjellje e policëve rrugorë (me bllok gjobash në dorë) ndoshta, mund të jetë unikale në Europë. Jo vetëm kaq, por kohët e fundit, në listën e ‘shkeljeve’ për gjoba është shtuar dhe kutia e re e ndihmës së shpejtë!?. Edhe pse drejtuesit e automjeteve mund ta kenë një kuti të tillë(pasi vite më parë, u bë pajisja e plotë me një urdhër të veçantë për interesa personale të një qeveritari që kishte futur paketat e radhës), shoferët nuk mund ti shpëtojnë gjobës, deri dhe daljen para komisionit për të pritur përveç gjobës, dhe një heqje disamujore të patentës… “Flitet që urdhri për pajisje me paketat e reja të ndihmës së shpejtë lidhet me porositjen dhe ardhjen e tyre nga jashtë nga një firmë e lidhur me qeveritarë të sotshëm”- konfirmojnë burimet e  rezervuara për “Telegraf”.

    NOA

    FENOMENI

    Kushdo që udhëton këto dit në rrugët tona, kërkesa për kutinë e re të ndihmës së shpejtë, është kërkesa e parë e rrugorëve, shoqëruar me gjoba, duke e lënë në plan të dytë vendosjen e rripave, ‘rekordmenin’ e vendosjes së gjobave deri tani. “Unë e kam kutinë mjekësore në automjet, me të gjitha kërkesat që përcaktonte udhëzimi, por më ndaluan e më gjobitën se duhej të kisha paketën e re. Kundërshtova se mua nuk më mungon asgjë, që nga fashat, medikamentet për mjekim, gërshërët etj., por nuk kishte karar… Nga që nuk dinin ç’të më thoshin, nisën të pohojnë se jo fasha duhet të jetë më e gjatë, jo po duhet diçka tjetër e se duhen të gjitha të një tipi. Bile, njëri prej tyre, teksa kolegu plotësonte gjobën, më tregoi një model kutie. Ishte më e madhe se ajo që kemi pasur deri tani. I thash se një kuti e tillë nuk mund të vihet as në groskot, as në vendin e posaçëm në derë pasi është e madhe. Më thanë që vendose në bagazh! Ç’ paradoks!? . Sebep vetëm për të grabitur apo përfituar nga ata që janë lart në qeveri e kanë sjellë këto pajisje të reja”- shton N. Jaziu, një pronar automjeti.

    PASOJAT

    Kërkesa e policëve rrugorë për këtë pajisje, është e pakthyeshme, kështu që shoferët janë të detyruar që të pajisen patjetër. Ndryshe, mund të ‘kripen’ në gjoba apo mund të ndëshkohen nga komisionet dhe të humbasin të drejtën e drejtimit të automjetit për disa muaj…. :Ne kundërshtojmë apo debatojmë me policët rrugorë, pasi nuk kemi rrugë tjetër, se me ata përballemi. Po e dimë që ata veprojnë me urdhër e se korrupsioni është me rrënjë në qeveri. Po na zhvatin ne fukarenjve”,- shton një shofer tjetër.