Skandali me unifomat/ Drejtësia fle mbi dosje, policët do vishen me 2600 euro uniforma, hidhen në kosh investimi i Ardi Veliut 28 mln. euro

128

Policët e burgjeve do të vishen me firmato, 2600 euro uniforma  për person dhe do të përdoren për një vit nga punonjësit e institucioneve.

Sigal

Drejtoria e Përgjithshem e Burgjeve ka çelur tenderin për blerjen e uniformave të reja të policisë së institucioneve. Gara për tenderin me vlerë 926 milionë lek, ose 8 milionë euro është hapur këtë të hënë. Shuma është e ndarë në dy lote, një për uniformat dhe tjetra për këpucët, që përbëjnë totalin prej 8 mln eurosh. Këto veshje të porositura do të përdoren për një vit nga punonjësit e institucioneve. Veshjet përfshijnë uniforma, këpucë e deri tek rripat e mesit, kravatat apo çorapet e pambukut.Duke marrë parasysh se këto veshje do të përdoren për një periudhë 1-vjeçare dhe çmimet e veshjeve me shumicë janë shumë më të lira, paradoksialisht do yhduken nag paratë e popullit shqiptarë 8 mln. euro.A duhet ëe ky tender të anulohej e të vihet në hetim që para se të shpallet fituesi, nëse drejtësia do të ishte funksionale?

Por, sa është kostoja për një efektiv?

Policia e Burgjeve numëron rreth 3 mijë efektivë. Nëse 8 milionë eurot pjestohen me 3 mijë, atëherë për veshjen e një polici burgjesh do të shpenzohen 2600 euro. Kjo është shifra që do të shpenzojë Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve për të veshmbathur policinë e këtyre institucioneve, që veç veshjes kanë ngritur prej kohësh problematikën e mungesës së stafit dhe rrogave të ulëta. Vetëm pak javë më parë qeveria bëri prapakthehu dhe hoqi kriterin e moshës 35 vjeç për rekrutimin e gardianëve të burgjeve, kriter i vendosur vetëm në vitin 2019. Aktualisht janë rreth 400 vende shtesë që kërkohen në radhët e kësaj policie, por për të cilat nuk ka interes prej rrogave të ulta, mungesës së bazë logjistike e materiale dhe për më tepër vështirësisë në punë.

Përsëritet skandali?

Procedura në fjalë ngjason shumë me atë të uniformave të Policisë së Shtetit, për të cilin SPAK nisi hetimet. Kostoja e tenderit për uniformat blu ishte 24 milionë euro për katër vite. SPAK nisi hetimet në 2020 pas denoncimit jo vetëm të fryrjes së kostos, por edhe të shkurtimit me 200 mijë të sasisë së uniformave që duhet të dorëzonte kompania, pa shkurtuar fondin limit. Abuzimi me tenderin e uniformave të policisë bëri që  GJKKO të çonte në burg 8 ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme . Dëmi që përllogaritet se i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga kjo është nga 500 deri në 1 miliard lek, nëse përfshihet këtu edhe cilësia e dobët e uniformave të prodhuara.

box

Policia, uniforma të reja 32 milionë Euro, ato që Ardi Veliu i bleu me 28 milionë janë jashtë katalogut të BE  

Afera korruptive me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, ka nxjerrë një tjetër skandal që duhet ri-hetuar, paçka se drejtësia e mbylli me disa dënime simbolike të vartësve, por pa prekur shefat; Sandër Lleshaj, Ardi Veliu e Plarent Ndreca, që “bekuan” vjedhjen me afro 11 milionë Euro.Sipas informacionit nga Ministria e Ekonomi- Financave, Policia e Shtetit ka kërkuar një fond të veçantë emergjence 32 milionë Euro në muajin janar 2023, për pajisje me uniforma të reja, për shkak të një situate të krijuar me uniformat ekzistuese. Shkaku është ky: Uniformat aktuale, të futura në përdorim në muajin mars 2021, janë prodhuar jashtë katalogut dhe standardeve që ka përcaktuar EUROPOL, në marrëveshjen e bashkëpunimit me ish-Drejtorin e Policisë, Ardi Veliu.Për këto arsye, është kërkuar që policia të pajiset me uniforma të reja, të prodhuara brenda katalogut e standardit të policive partnere e natyrisht jo kopje, por siç janë rekomandar nga EUROPOL.Pra, do hidhen në kosh uniformat aktuale, të cilat ish- Drejtori Ardi Veliu i quajti moderne, me cilësi e standarde të njëjta si të policive në vendet e BE, duke shkaktuar dhe ri-prodhimin e tyre me vlerë 32 milionë Euro të tjera nga buxheti i shtetit. Mirëpo tani, rezulton se uniformat nuk janë porositur e nuk janë prodhuar me ato standarde, paçka se sipas raportit të KLSH e dosjes hetimore të SPAK, në tender u vodhën afro 11 milionë Euro, nga 28 milionë Euro që ishte fondi.