Skandali i pagave/ Jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve

201
Sigal

Pas skandalit të publikimit të pagave, Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve ka dhënë dorëheqjen dhe është vendosur në dispozicion të hetimeve.

Lista e pagave e pubikuar e re një ditë më parë, ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë.

Ndërkohë që sot skandali është thelluar me me publikimin e një databaze me targat e makinave shqiptarëve. Dokumenti përmban të dhëna për 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj! Të dhënat personale që publikohen janë tipi i makinës dhe targa e saj.

Ndërkohë që po sot AMA ka njoftuar mediat për shqetësimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka bërë thirrje  që të respektojnë ligjin. Në një shkresë drejtuar mediave, AMA ka kërkuar marrjen e masave për ndalimin e transmetimit dhe përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale.