KLSH/ Ja si janë grabitur 500 milion nga Drejtuesit e KESH-it në bashkpunim me kompanitë e huaja
Raporti Përfundimtar i Auditimit i ushtruar në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, për
projektin “Rehabilitimi i hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2”, me objekt “Mbi zbatimin e
ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare” të miratuara me Vendimin e Kryetarit të KLSH ju bë e ditur nëpërmjet një shkrese zyrtare Z. Ëngjëll Zeqo, Administrator i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, duke i kërkuar kreut të KESH-it zbatimin e masave të mëposhtme:
Masa organizative
– KESH SHA të marrë masa që për projekte me financime të huaja të përmbushë
të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet, në lidhje me nënshkrimin e nënkontratave, përmbushjen e afatit të disbursimeve, realizimin e komponentëve të projektit, me qëllim
shmangien e efekteve negative financiare si dhe të planifikojë dhe të sigurojë fondet e nevojshme për mbulimin e kostove lokale, taksës doganore dhe TVSH, për investimet e përfituara nga projektet, detyrime të cilat sipas marrëveshjeve përballohen nga Huamarrësi.
– AZP/Departamenti i Investimeve të Huaja pranë KESH SHA, në bashkëpunim me PIU
Sarandë dhe Drejtorinë Ekonomike të KESH SHA, të marrë masa për të bërë të mundur
pasqyrimin e saktë të kostos së projektit, në lidhje me shpenzimet e TVSH dhe Taksës Doganore,
gjithashtu të pasqyrojë dhe shumën e saktë të aseteve që janë financuar nga fondet e kredive të
KfË dhe të cilat i janë kaluar të Kompanisë “CEZ shpërndarje”.
– Në mënyrë urgjente AZP/KESH SHA të marrë masa për realizimin e një testimi të aksit të turbinës së Hidrocentralit Bistrica 2, brenda periudhës së garancisë së defekteve, për të siguruar jetëgjatësinë e këtij agregati sipas parashikimeve në kontratë.
Gjatë periudhës së garancisë së defekteve janë rekomanduar masa dëmshpërblimi :
– Të kërkohet në rrugë ligjore shpërblimi i dëmit ekonomik me vlerë 320,953.58 Euro, duke
ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit për
Konsulentin “F r”, pasi nga AZP/KESH SHA nuk i është mbajtur dhe derdhur në organet
tatimore detyrimi për tatimin mbi të ardhurat e përfituara në Shqipëri për pagesat e likuiduara, në
kundërshtim me nenin 24 kreut II, të ligjit nr. 8560, datë 22.12.1999 me ndryshimet përkatëse, të
Udhëzimeve të Ministrisë së Financave “Për marrëveshjet bilaterale për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal”.
Menjëherë
MASA DISIPLINORE
Mbështetur në Kontratën Kolektive të Punës, nr. 6409 Prot., datë 30.12.2009, Neni 62, Pika 4,
kërkojmë nga Administratori i Përgjithshëm i KESH SHA të fillojë procedurat për dhënien e
masës disiplinore:
“Pushim nga puna”
Për znj. B.E, me detyrë Drejtore e Investimeve të Huaja pranë KESH, për arsye se:
-Nuk ka paraqitur anekset e marrëveshjes së veçantë të nënshkruar me datë 24.07.1999, midis
AZP dhe KfË, ku përcaktohen objektivat dhe rezultatet e pritshme të projektit (L x), koha e
zbatimit të projektit, forma e raportimit etj., pasi në mungesë të tyre nuk mund të bëhet
pasqyrimi i saktë dhe i hollësishëm i objektivave të pritshëm të cilat do të arrihen me
përfundimin e projektit.
-Për mosllogaritjen dhe mosderdhjen e tatimit mbi të ardhurat e përfituara në Shqipëri në masën
10 %, për pagesat e kryera për konsulentin “F r”, në kundërshtim me nenin 24, kreu II, të
ligjit nr. 8560 dhe të Udhëzimit të Ministrisë së Financave duke shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në shumën 320,953.58 Euro.
-Për mos planifikimin dhe mos miratimin e planit vjetor mbi shpenzimet e TVSH dhe taksës
doganore për projektin “BiSaBu”.
-Pasi nuk ka urdhëruar dhe kryer rakordimin në lidhje me shpenzimet e TVSH, taksës doganore,
si rezultat i mosevidentimit të saktë të këtyre shpenzimeve të kryera për projektin, AZP në
momentin e auditimit nuk mund të pasqyrojë një shifër të saktë për koston e projektit, në
kundërshtim me ligjin.
-Nuk ka urdhëruar dhe kryer një rakordim për shumën e aseteve të kaluara në llogaritë kontabël
të Kompanisë “CEZ Shpërndarje”, pasi me shkrirjen e RMU-së dhe me reformat dhe
privatizimet e sektorit energjetik, një pjesë e aseteve të projektit i kanë kaluar kësaj kompanie.





















