Ballina Aktualitet Skandal/ Nis blerja e votave në këmbim të lejeve të legalizimit

Skandal/ Nis blerja e votave në këmbim të lejeve të legalizimit

242

Njoftim për zhvillimin e procedurës administrative ndaj z. Arben QALLIU, për shkelje të parashikuara në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të KQZ-së.

Bazuar në denoncimet e raportuara, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 11.01.2021, ora 12:00, zhvillon seancën dëgjimore për shkelje të parashikuara në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me

Z. Arben Qalliu, Drejtor i Drejtorisë Vendore i A.SH.K Lushnjë.

Bazuar në nenin 47 dhe 87 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, z. Qalliu ka të drejtën të paraqitet vetë ose me mbrojtës ligjor për të dhënë shpjegimet e tij, ditën e hënë, më datë 11.01.2021, në orën 12:00, në adresë Rr.Ibrahim Rugova, nr.4, Tiranë.

Njoftim  për zhvillimin e procedurës administrative ndaj z. Arben QALLIU, për shkelje të parashikuara në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioneri  Shtetëror  i Zgjedhjeve

Ilirjan CELIBASHI