Skandal në “Selman Stërmasi”, stadiumi kryeqytetas mbetet në terr

795
Sigal

Problemet në stadiumet shqiptare vijojnë që të jenë prezente.

Një episod i pakëndshëm ka ndodhur në “Selman Stërmasi”, aty ku Tirana dhe Teuta po luajnë takimin hapës të javës së dytë të Kategorisë Superiore.

Teksa po kronometrohej minuta e 22-të një problem në ndriçim bëri që të mos kishte drita në pjesën perëndimore të stadiumit. Një situatë që zgjati për shumë minuta, me dy skuadrat që gjetën kohë për të marrë udhëzimet e fundit nga dy trajnerët.