SKANDAL NË HIPOTEKË ME AKTET E EKSPERTIMIT

541
Sigal

Skandal në Hipotekë, përgjegjësja merr 200 mijë lekë për hartat

“Fiks fare” denoncoi një skandal në zyrën e Hipotekës në Bilisht, ku një përgjegjëse i merr një qytetari 200 mijë lekë në zyrën e shtetit për t’i bërë aktet e ekspertimit për tokat që do regjistronte. Zyrtarja u filmua nga qytetari dhe gazetarët e “Fiksit” teksa i jep zgjidhje sorollatjes 3-vjeçare të një qytetari, vetëm pasi ai e pagoi. Punonjësja i mori përsipër që të përgatiste privatisht edhe plan rilevimet e pronës, për tokat që qytetari donte të regjistronte. Në qershor 2018, një qytetar që kishte shtëpi banimi në fshatin Sinicë të Devollit, u ankua se përgjegjësja e Hipotekës së Bilishtit, Valbona Beshi, i ka kërkuar 300 mijë lekë për t’i bërë aktet e ekspertimit.

Këto akte i përgatiste bashkëshorti i saj, Gazmend Beshi. Në atë kohë, “Fiksi” nuk arriti që të “kapë” përgjegjësen, teksa pas transmetimit të asaj kronike, zyra qendrore reagoi dhe orientoi qytetarin që t’i drejtohej gjykatës ose bashkisë për procedurat. Po në atë kohë, Hipoteka pohoi se Valbona u largua nga drejtimi i zyrës dhe u emërua si përgjegjëse e zyrës së hartografisë. Por, disa muaj më pas, në “Fiks Fare” u ankua një tjetër banor i Bilishtit, i cili tha se prej tre vitesh sorollatet nga hipoteka. Gëzim Agastra thotë, se ka shkuar disa herë në Hipotekën e Bilishtit, dhe pasi ka kaluar dy drejtorë, prona i del mangut 3 mijë e 100 e 40 metra. “Kam takuar në Hipotekë një Valbona Beshi, që sot nuk e di çfarë është, a drejtoreshë a një gjë. Më ka thënë pa marrë inxhinier nuk zgjidhet kjo punë. Më drejtuan fillimisht në Bashki, takova sekretaren. Në moment vjen kryebashkiaku dhe më thanë që inxhinier topograf nuk ka, kur të na dërgojë Edi Rama, do t’i bëjmë falas. Unë një e kam bërë me një inxhinier nga Korça, është i licensuar. Këtë akt e bëra se më ka thnë Valbona Beshi, se desha të bashkoj pronat e babait” thotë Gëzimi. Më tej shton se i kanë thënë që të mos lodhet kot. “Më thanë, jo 3 vjet, po 13 vjet, po është filanja atje, bëji te i shoqi, e ka Gazi, Gazi Beshi. Zonja Valbona e ka burrë këtë. E hoqën e vunë, ka ngrënë drejtorë sa të duash. Nuk e di, po ma zgjidhet ju si “Fiks”, s’ma zgjidhët këto që janë, do t’i vras fëmijët. Do zihen.” përfundoi Gëzimi. Pas ankesës, qytetari, bashkë me gazetarët e “Fiksit” shkuan në zyrën e Hipotekës dhe takuan zonjën Valbona, ku i thotë se ka mangut tokën. Ajo i thotë se duhen bërë skicat dhe do t’i rregullojë ajo të gjitha. I kërkon që të shkojë pas dy ose tre ditësh. Qytetari shkon pas disa ditësh dhe përgjegjësja i thotë, se këto skica mund të bëhen me inxhinier dhe i thotë se duhet të bëjë disa akte. Ajo i thotë se këto skica bëjnë 200 mijë lekë.

Qytetari i thotë, te kush do t’i bëjë, ndërsa ajo i përgjegjet “te Gazi (bashkëshirti)”. Madje, i thotë se do i thotë ajo vetë, ndërsa bën edhe pazarin, ku 1 skicë bën 40 mijë lekë të vjetra. Ajo i merr numrin e telefonit duke i lënë një takim tjetër. “Fiksi” shoqëron sërish qytetarin në zyrën e Hipotekës së Bilishtit, teksa në takimin e tretë qytetari i kërkon, nëse i ka bërë apo jo këto skica. Ajo i përgjigjet se të gjitha skicat bëjnë 600 mijë lekë të vjetra. “S’ka pse vjen atje (bashkëshorti) tani i kam gati. Do t’i rregullojmë këto, pastaj kur të vish me datën 28 do t’i kesh gati” i thotë Valbona qytetarit. Në takimin e katërt, të dy lënë takim për të nesërmen. Të nesërmern, qytetari shkoi në Hipotekë dhe ajo i la takim pas 45 minutash. Më pas, i jep dokumentet dhe orienton qytetarin që të bëjë një deklaratë personale te noteri. Qytetari e pyet përgjegjësen për koston e skicave të inxhinierit. “Katër që venë 200 (mijë)”, i thotë ajo. Qytetari i thotë se nga 50 ia llogariti dhe ajo i thotë që 1 ia ka lënë veç. Më pas, qytetari i numëron lekët, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 (50 mijë lekëshe).

BISEDAT MES PËRGJEGJËSES VALBONA BESHI DHE QYTETARIT

Dita e parë

Qytetari – Më jep një rrugëzgjidhje si të bëj?

Punonjësi e ZRPP – Mirë apliko atëherë.

Qytetari – Tani më jep rrugëzgjidhje si të bëj unë?

Punonjësja e ZRPP – Ti shikoj me vëmendje kështu një ditë, të shkoj lart një ditë tjetër të them këtë ke në rregull.

Punonjësja e ZRPP – T’i shikoj njëherë e pastaj të them. Po dole një ditë tjetër se sot nuk i kontrolloj të gjitha, të hënën t’i kontrolloj mirë se çfarë kanë edhe kush mund të …

Qytetari – Po sorollatem ka tre vjet

Punonjësja e ZRPP – E mirë po thonë që bëhen, skicat do t’i bësh s’ke ça bën.

Qytetari –Po skicat i bën nëqoftëse i kam gabim do t’i bëj, po është kosto e lartë ti Bona, shumë kosto e lartë. Tani mundësisht po të kesh mundësi mos më sorollat.

Punonjësja e ZRPP – E vetmja gjë që mund të them ti mundet t’i rregullosh.

Dita e dytë

Punonjësja e ZRPP – Nuk do heqësh asgjë gjë, thashë mund të rregullohen këto.

Qytetari – Me inxhinier bëhet?

Punonjësja e ZRPP – Me inxhinier se i pashë kanë mundësi për t’u rregulluar.

Qytetari – Po venë shumë mo Bona

Punonjësja e ZRPP – Lidhesh me…

Qytetari – Llogarite sa merr topografi.

Punonjësja e ZRPP – Ti do të bësh 1, 2, 3, të babit.

Qytetari – Një të babit venë katër…

Punonjësja e ZRPP – Po kaq 200 000 lekë kaq të bëjnë. Katër me 50, 200 kaq të bëjnë.

Qytetari – Po tani, te cili do t’i bëj këto?

Punonjësja e ZRPP – Të Gazi (bashkëshorti)

Qytetari – Ka certifikatë?

Punonjësja e ZRPP – Po ka.

Qytetari – Po ku ta gjejë Gazin?

Punonjësja e ZRPP – Po ia them, ia them unë.

Qytetari – Po sa e bën njërin ai?

Punonjësja e ZRPP – Po të thashë, ja 1, 2, 3, 4 me 50, 200 (mijë lekë)

Qytetari – Me 50 (mijë)? Kur të vij unë?

Punonjësja e ZRPP – Më jep numrin e telefonit të marrë unë.

Dita e tretë

Punonjësja e ZRPP – Ti e di bëj, lëre si të duash, 2900 metra…

Qytetari – 2900 metro , 100 metro më pak hajde munde ta lemë këtë.

Punonjësja e ZRPP – Si të duash?

Qytetari – Po lerë është me kosto tani.

Punonjësja e ZRPP – Po prandaj po të them.

Qytetari –Po llafos, sa?

Punonjësja e ZRPP – Në qoftë se ta lejë, e di si është puna kostoja është 60 000 lekë, ama 60 000 lekë e rregulloj. Ok, ti rregullojë unë këto, pastaj kur të vish me datën 28 ti kesh gati, mirë?

Qytetari –Në rregull.

Dita e katërt

Qytetari – Bona mirë, ç’bën mo?

Punonjësja e ZRPP – Ti sjell nesër unë

Qytetari – Kur?

Punonjësja e ZRPP – Nesër ti sjellë.

Qytetari –Ti e di.

Punonjësja e ZRPP – Ti sjellë nesër?

Qytetari – E mirë, mirupafshim.

Dita e pestë

Qytetari – Bona?

Punonjësja e ZRPP – Vërtitu nja një çerek ore, do t’i sjellë.

Qytetari – Mos më vono

Pas 45 minutash, punonjësja e ZRPP e merr në telefon

Punonjësja e ZRPP – Kjo është për ty, që do të bësh deklaratë personale, këtu ja të shënoi unë.

Qytetari – Bëhet tek noteri?

Punonjësja e ZRPP – Te këta, meqenëse janë me nga një kopje dhe mos thotë gjë ai.

Qytetari – Po te këta do vete. Tani sa vete kjo e inxhinierit?

Punonjësja e ZRPP – Katër që u bën venë 200 (mijë lekë).

Qytetari – 200 000 (lekë të vjetra). Nga 50 mi zure?

Punonjësja e ZRPP – E, këta ta kam lënë veç, këta ta kam lënë veç.

Qytetari – 50, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8. Pesëdhjetë, tetë herë dy gjashtëmbëdhjetë, 160 e 50, 210 (mijë lekë të vjetra). Shikoj një çik, 200 the mo? E kisha llogaritur për 60 prandaj them.

Punonjësja e ZRPP – 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8. Një qind e …

Qytetari – 60…

Punonjësja e ZRPP – 160 (mijë lekë të vjetra). Nëm atë 20, merre atë (50 mijë lekë të vjetra).

Qytetari – Urdhëro një 20.

Punonjësja e ZRPP – Edhe një tjetër edhe. Ja 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 në rregull?

Qytetari – Në rregull. Ore plasa, kam tre vite për 200 000 lekë.