SKANDAL/ Kryebashkiaku i Peshkopisë kërkon seks për një vend pune

545
Kryetari Bashkisë së Peshkopisë Shukri Xhelili është bërë pjesë e një skandali seksual. I zgjedhuri socialist i zgjedhjeve lokale të vitit 2013 është “kapur mat” ndërsa premton vende pune për vajzat e reja duke kërkuar favore seksuale. Ai është denoncuar nga një vajzë më një video të transmetuar nga emisioni “Të paekspozuarit” në Ora News. 
20-vjeçarja rrëfeu:
“Kisha nevojë për punë nuk kisha mundësi se ku të kërkoja në vend tjetër. Dhe vendosa të shkoj te bashkia. E kam takuar në zyrë. Kur unë shkoja të kërkoja punë ai shfrytëzonte momentin. Herën e fundit që e takova për rritje rroge më tha që takoheshim në një hotel në Tiranë. Kur ishim në zyrë ka tentuar disa herë të më afrohet dhe e ka bërë deri diku. Vendosa ta filmoja sepse doja që të merrte fund kjo gjë. Shkuam në hotel, por nuk pranova që të bëja gjë me të. Më ka treguar për vajza të tjera që u ka ofruar punë dhe ka përfunduar në diçka tjetër”- tha ajo. 
Shukri Xhelili u zgjodh pasi gjate fushates Edi Rama i beri thirrje edhe grave demokrate te shkonin pas Shukriut. Ai eshte kapur ne shtratin e nje hoteli privat ne Tirane, ku shfaqet ne video.


Sigal

VIDEOJA 

 Denoncimi
Gazetari: Si re në kontakt me këtë person?

Denoncuesja: Unë kisha nevojë për punë dhe…

Gazetari: Kush të rekomandoi të shkoje atje?

Denoncuesja: Nuk më rekomandoi njeri por kisha nevojë për punë edhe nuk kishim mundësi se ku të kërkonim punë tjetër dhe vendosa që të kërkoj punë tek bashkia.

Gazetari: Si e gjete kontaktin me personin tek bashkia?

Denoncuesja: Me personin në fjalë komunikova nëpërmjet telefonit dhe më la takim për në zyrë. Në momentin që unë takova këtë personin në zyrë ai më ofroi diçka tjetër në këmbim të punës…

Gazetari: Po ti sa vjeç je?

Denoncuesja: 20

Gazetari: Ke mbaruar shkollën?

Denoncuesja: Jo, kam shkollën e mesme?

Gazetari: Për sa kohë ndodhi kontakti juaj me të?

Denoncuesja: Gjatë dy muajve ka ndodhur, vazhdimisht më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që të takohemi me të, gjithashtu dhe ka kërkuar që ta takoj në zyrën e tij.

Gazetari: Çfarë ju thoshte në telefon?

Denoncuesja: Më kërkonte që ta takoja, në vende të ndryshme

Gazetari: Në çfarë vendesh?

Denoncuesja: Në hotel

Gazetari: E keni takuar gjatë kësaj kohe?

Denoncuesja: Po, gjatë kësaj kohe e kam takuar në zyrë, në zyrën e tij ku në momentin që unë kërkoja punë dhe ky domethënë shfrytëzonte momentin.

Gazetari: Si e latë të takoheshit në hotel?

Denoncuesja: Herën e fundit që e takova tek zyra e tij për t’i kërkuar një rritje rroge, ai më la takim në Tiranë, më tha që mund të takohemi në Tiranë, në ndonjë hotel.

Gazetari: Ndërkohë ju kishte premtuar se do ta rriste rrogën?

Denoncuesja: Po dhe më kishte premtuar për një punë tjetër, më të mirë.

Gazetari: Një punë më të mirë përsëri në këmbim të marrëdhënieve seksuale me ty?

Denoncuesja: Po, që ma përsëriste vazhdimisht.

Gazetari: Po ti i dhe ndonjë shkak këtij personi që të kërkonte këto lloj nderesh nga ju?

Denoncuesja: Jo, nuk i dhashë asnjë lloj shkaku

Gazetari: E ke provokuar?

Denoncuesja: Jo

Gazetari: E ke lënë të kuptohet që ishe dakord me pretendimin e atij?

Denoncuesja: Deri diku sepse vendosa që të veproj ndryshe prandaj e lashë që të kuptohej sikur do pranoja atë që ai kërkonte

Gazetari: Po kur ishit te zyra e personit, çfarë ju ka thënë, çfarë veprimesh ka bërë?

Denoncuesja: Në momentin që isha në zyrë, ai ka tentuar disa herë që… që të më afrohej dhe e ka bërë deri diku

Gazetari: Po ju çfarë bëtë në zyrë kur ju afrohej?

Denoncuesja: E largova

Gazetari: Pse vendosët ta filmonit?

Denoncuesja: Sepse është një rast shumë… që nuk duhet të ndodhë aq më pak me vajza të reja si puna ime që kërkojnë punë dhe të shfrytëzohen në këtë lloj mënyre.

Gazetari: Pse e denoncuat tek Ora News?

Denoncuesja: Sepse mendoj që Ora News është stacion më i besueshëm dhe më korrekt

Gazetari: Pasi shkuat në hotel, çfarë ndodhi më pas?

Denoncuesja: Unë ika nga hoteli, nuk pranova që të bëja asgjë me këtë person

Sipas denoncueses, ajo nuk ka qenë e vetmja që është bërë pjesë e një skandali të tillë në bashkinë e Dibrës, pasi kryetari Shukri Xhelili, këtë praktikë e ka ushtruar edhe me vajza të tjera të cilat i ka vartëse në administratën e tij dhe për këtë ajo i bën thirrje edhe vajzave të tjera që janë pjesë e këtij skandali, të mos bihen pre e personave të tillë.

Gazetari:  Pse këmbënguli me ju?

Denoncuesja: Sepse është një person që… që i pëlqejnë këto gjëra

E bën vazhdimisht këtë gjë?

E bën

Ju tregonte për të tjera raste?

Po më ka treguar dhe për raste të tjera që ka pasur vajza të tjera, u ka ofruar punë dhe ka përfunduar tek diçka tjetër.

Vartëse të veta?

Po

Dhe ato e kishin pranuar?

Po.

Keni frikë që e bëni këtë denoncim?

Jo.

Do bësh denoncim në polici?

Do mjaftohem me thirrjen në Ora News dhe siç e thashë më parë me thirrjen e Kryeministrit, Prokurorit, ministrit që t’i shohin më mirë këto lloj rastesh.