Skandal/ I kërkoi seks në këmbim të vendimit, qytetarja: Do të denoncoj! Kryetari i Gjykatës e kërcënon me jetë

494
Sigal

Sistemi i Drejtësisë u
trondit sërish mbrëmjen e sotme, pasi në emisionin investigativ “STOP”, u
publikua regjistrimi audio i kryetarit të gjykatës së Gjirokastrës Guximtar
Boçi, i cili kërkon favore seksuale nga një grua, në këmbim të vendosjes së
drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë. Kur gruaja e paralajmëron se do
të publikojë përgjimet, kryetari i gjykatës e kërcënon me jetë.


Kjo nuk është hera e parë që ky emision denoncon
raste të abuzimeve në sistemin e drejtësisë. Rreth një muaj më parë, “STOP”
denoncoi mitmarrjen e një oficeri të Policisë Gjyqësore, në këmbim të lirimit
të një llogarie bankare, ndërkohë që në video përmendej edhe emri i një
prokurori. Ishte pikërisht ky moment, kur në studion e “Opinion” prezantuesi
Saimir Kodra njoftoi për ekzistencën e një tjetër videoje, ku një punonjës i
rëndësishëm i drejtësisë shfaqet duke kërkuar favore seksuale për t’i dhënë
çështjen një gruaje.